Cilat janë tre kërkesat e turizmit? - Mungesa e punonjësve, Topuzi: Subvencion nga shteti jashtë sezonit
Ndërsa sektori i turizmit po përballet çdo ditë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore, dhe një pjesë e mirë po e zgjidhin këtë përmes punonjësve nga Filipinet, kërkohet marrje masash serioze nga qeveria që kjo situatë të mos vijojë më.
Ndër këto masa është subvencionimi i studentëve që ndjekin degë të hoteleri-turizmit dhe i punonjësve, jashtë periudhës së sezonit.
Zak Topuzi, Kryetar i Shoqatës Hoteleri-Turizëm:
“Kemi rekomanduarit tre gjëra kryesore. E para, subvencionimin e shkollave profesionale dhe universiteteve. Në mënyrë që këta nxënës në këtë moment që ti i kërkon, të mos shkojë të mbarojë juridikun dhe të vijë të punojë kamerierë. Por të mbarojë shkollë turizmi dhe t’ia paguaje shteti rrogën. Për një familje është gjëja më e madhe që ti hiqen shpenzimet për shkollim. E dyta subvencion i punonjësve të turizmit. Nëse do cilësi, ti nuk mund ti thuash ik në muajin tetor dhe hajde në maj. Dhe e treta, rregullimi i kodit të punës, që kontrata të ketë detyrime ligjore”.
Sipas Topuzit, vendi ynë mund të aplikojë lehtësisht modelin grek apo italian të turizmit i cili ka një kosto minimale në raport me ndikimin që ka ky sektor në ekonomi.
“Po të bësh një llogari të thjeshtë, duhen 60 milionë euro në vit për ta mbyllur këtë cikël. Duhet bërë një analizë e plotë, çdo turist fut në punë 7-8 punonjës, sepse kur themi turizëm, është i gjithë zinxhiri dhe nuk bëhet fjalë vetëm për atë që shërben. Ne kemi bërë një studim, PNUD bashkë me shoqatës, tonë dhe një ndër pyetjet ishte nëse turzimi ka nevojë për punonjës të huaj dhe vetëm 5 për qind ishte dakord për punonjës të huaj. Sepse duke qenë një industri sezonale ai nuk ka mundësi ta paguajë një punonjës të huaj për të gjithë viti. Ndërkohë që pjesa më e madhe e këtij biznesi është familjar dhe nuk mund të përballojë këtë kosto."
Vetëm në 4 muajt e parë të vitit në Shqipëri kanë hyrë 2.4 milionë shtetas të huaj, duke sinjalizuar një sezon të mbarë turistik jo vetëm veror por edhe përgjatë muajve të tjerë.
Mendimi juaj

“Euro, një rol më të madh ndërkombëtar” - Kreu i BQE, Lagarde: Dominimi i dollarit po përballet me pasiguri në rritje
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, bëri thirrje për një rol më të madh ndërkombëtar të euros, duke paralajmëruar se dominimi......

Aeroporti i Vlorës rrit sigurinë me teknologji të re - Albcontrol nënshkruan kontratë për sistem të avancuar meteorologjik
Për rritjen e sigurisë dhe realizimin e veprimeve operacionale në Aeroportin e Vlorës, duhet të instalohet një sistem i integruar meteorologjik automatik......

“Më shumë përgjegjësi për sigurinë evropiane” - Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në asamblenë parlamentare të NATO-s
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë pjesë në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, “Sfidat e Dayton-it për integrimin në BE”.......

Pse amerikanët e pasur duan të shpërngulen në Europë? - Trendi i ri, pasaportat e dyta!
Një numër gjithnjë e në rritje i anëtarëve të elitës amerikane po kërkojnë shtetësi jashtë vendit dhe duan ta marrin pasurinë e tyre me vete. Në tremujorin......

Greqia mbyll shkollat në disa qytete të vendit – Shkak, rastet e shumta të streptokokut A!
Autoritetet greke shëndetësore mbeten në gatishmëri pas një rritjeje të infeksioneve të streptokokut të grupit A (streptokoku A) në disa rajone, duke......

Kartat e kreditit bëhen më “tërheqëse” për shqiptarët - BSH: Numri i tyre u rrit me 3.5% në tremujorin e parë. Totali tejkalon 1.5 mln
Mbi 1.5 milionë është numri i kartave bankare që zotërojnë shqiptarët. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e parë 2025,......

Nis stërvitja “Defender Europe 25” - Një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit
Nisi nga Shqipëria, stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë.......

Njësi speciale për gjurmimin e pasurive të paligjshme - Ngrihet Zyra e Rikuperimit të Aseteve, akses brenda dhe jashtë Shqipërisë
Pasuritë e krijuara në mënyrë të paligjshme nga qytetarët shqiptarë do të gjurmohen përmes një strukture të specializuar dhe që do të ngrihet për këtë......