Cilat janë taksat që do ndryshojnë në 2026-ën? - Ndërhyrje në TVSH dhe akciza, sektorët që preken

Qeveria pritet të bëjë një sërë ndryshimesh fiskale të cilat do të hyjnë në fuqi në vitin 2026. Aktualisht, Ministria e Financave është në përmbyllje të procesit të hartimit të buxhetit dhe paketës fiskale 2026 dhe marrjes së mendimeve apo kërkesave nga ministritë e linjës, për të kaluar më pas në fazën e diskutimeve në komisionet kuvendore.
Por cilat do të jenë taksat që pritet të ndryshojnë?
Megjithëse ende nuk ka një draft final të paketës fiskale, në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, qeveria përcaktonte se do të bëhej një analizë e detajuar e të gjithë sistemit fiskal dhe do të ecej në drejtim të heqjes së përjashtimeve të bëra deri më tani për disa sektorë.
Konkretisht, në strategji theksohej analiza për rishikimi i politikave tatimore për TVSh-në e cila përfshinte: analizën e përjashtimeve nga TVSh-ja në import dhe brenda vendit, analizën e furnizimeve me norma të reduktuara TVSh-je, si dhe analizën e pragut të regjistrimit për TVSh-në, e cila parashikohej të përfundonte në qershor 2025.
Konkretisht analiza synonte heqjen e përjashtimeve të panevojshme. “Në kushtet kur skema e rimbursimit të TVSh-së nga viti 2020 e në vijim funksionon brenda kornizave dhe afateve të përcaktuara në legjislacionin për rimbursimet, disa përjashtime në import, të cilat janë akorduar 10 apo 15 vite më parë, për shkak të problematikës dhe vonesave në rimbursimin e TVSh-së për investitorët e mëdhenj, nuk ka arsye objektive të vazhdojnë më tej”, thuhet në strategji.
Po ashtu, Neni 49 i ligjit të TVSh-së parashikon një listë të furnizimeve që trajtohen me normë të reduktuar të TVSh-së prej 6%, si: turizmi, shërbimi i reklamave në media audiovizive, librat etj. dhe një normë e reduktuar prej 10% për inputet bujqësore. Kjo listë po ashtu do të rishikohet sipas të njëjtave parime të përmendura më sipër.
Ministria e Financave është mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për kryerjen e këtij vlerësimi. Pjesë e kësaj asistence teknike nga FMN-ja ka qenë kryerja e një analizë kostoje përfitimi për dy ose tre lloje përjashtimesh/norma të reduktuara.
Kështu ndryshimet në ligjin për TVSH-në dhe heqja e përjashtimeve për disa sektorë, pritet të jenë pjesë e paketës fiskale 2026.
Po ashtu, pjesë e strategjisë ka qenë edhe kryerja e një analize, në lidhje me nivelet e akcizës dhe nivelet minimale të BE-së, çka do të sjellë ndryshim të politikës fiskale në këtë drejtim.
Qeveria parashikon që përmes ndërhyrjeve të arrihet reduktimi i sasisë të patatueshme me akcizë të pijeve alkoolike të përdorura për konsum personal.
Do të rishikohet sasia e pijeve alkoolike që i nënshtrohen akcizës që trajtohen si vetëkonsumim nga prodhuesit dhe nuk ngarkohen me akcizë, kjo kryesisht për “rakinë” dhe verën e prodhuar në vend. Parashikohet të unifikohet niveli i akcizës për kategoritë e mallrave që ende kanë akciza të diferencuara.
Si dhe eliminimi në disa industri të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga akciza dhe zëvendësimi i tyre me subvencione direkte.
Ndërkohë që edhe gjatë vitit 2026 për duhanin është në fuqi kalendari i rritjes së akcizës 2022-2026 i cili do të reflektohet me rritjen e çmimeve të paketave.
“1.4 milionë litra karburant iu kursyen shqiptarëve” - Balluku: DPSHTRR ofron 9 herë më shumë shërbime
Shërbimet e ofruara ndaj qytetarëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme nga vitit 2018 dhe......
Apple “kap” vlerën e 4 trilionë USD - Aksionet e kompanisë arrijnë nivel rekord pas suksesit të iPhone 17
Aksionet e Apple arritën nivele rekord, duke u tregtuar mbi 269 dollarë për aksion dhe duke e çuar kapitalizimin e tregut të kompanisë në 4 trilionë dollarë.......
Policia e Shtetit njofton: Kujdes nga adresat elektronike të rreme!
Policia e Shtetit njofton se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me......
Modernizimi i rrjetit elektrik në Kukës - Investimi prej 98.6 mln lekë për energji cilësore
Drejtoria Rajonale e OSSH Kukës ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të ulët në Tërthorë të Kukësit, me një fond limit prej......
Zv/kryeministrja Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastruktruës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të......
Të parët në rajon për punësimin me kohë të pjesshme/ Pensionistët, gjithashtu pjesë e fuqishme në treg
Puna me kohë të pjesshme është kthyer në një mundësi gjithnjë e më tërheqëse për shumë shqiptarë. Për ata që kanë angazhime të tjera, studime apo thjesht......
Shqiptarët u “largohen” titujve qeveritarë? - AMF: Bie me 25% interesi për të investuar në tregun primar gjatë 2025
Shqiptarët po i largohen investimit në tituj qeveritarë. Në 2025, individët kanë shfaqur interes më të ulët për blerjen e titujve, qoftë përmes Bankës së......
Grekët, të “distancuar” nga teknologjia - Rreth 70% e qytetarëve nuk e përdorin “IA” në punë
Megjithëse pjesa më e madhe e qytetarëve grekë, rreth tetë në dhjetë, kanë dëgjuar për inteligjencën artificiale dhe aplikimet e saj, më shumë se tre në......




