Shqipëria Postuar më 9 Prill 2025, 10:21

Cilat janë shkeljet më flagrante që bëhen në kufi? - Nga kontrabanda, tek falsifikimi i dokumenteve. Rriten kontrollet

Nga Elisabeta Dosku

Cilat janë shkeljet më flagrante që bëhen në kufi? -

Shkeljet e bizneseve dhe individëve në pikat kufitare janë nga më të ndryshmet. Specialistët e Monitorimit të administratës doganore, përgjatë vitit 2024 kanë ndjekur dhe verifikuar 1361 deklarata doganore gjithsej të iniciuara nga monitorimi online i sistemit elektronik të përpunimit të deklaratave doganore. Të gjitha rastet janë ndjekur, koordinuar dhe raportuar në kohë reale.

Nga ky verifikim ka rezultuar se një rritje një rritje e rasteve ku janë konstatuar keq klasifikim, kontrabandë, mallra të padeklaruara, parregullsi.

Nga këto shkelje vendin e parë e zënë tentativat për të futur mallra kontrabandë në Republikën e Shqipërisë me 60 të tilla, ndjekur nga shkeljet që kanë të bëjnë me parregullsitë në plotësimin e deklaratave, dhe vendin e tretë e zë falsifikimi i dokumenteve të ndryshme, ndjekur nga tentativa për të kaluar mallra të ndaluara.

Në analizën e të dhënave krahasuar me një një vit më parë, vihet re rritje si e numrit të kontrolleve, ashtu edhe të totalit të penaliteteve dhe detyrimit të munguar.

Konkretisht, në total numri i shkeljeve të konstatuara në 2024 ka arritur në 127 nga 80 që ishte në 2023, detyrimi i shmangur regjistrohet në 4.8 milionë lekë, penaliteti i vendosur në 9.2 milionë lekë dhe totali i shumës se munguar në buxhet llogaritet në 14 milionë lekë.

Në raport me një vit më parë numri i kontrolleve të ushtruara nga ky institucion në kufi është rritur me 61%, çka tregon vëmendje të shtuar ndaj tentativave të ndryshme antiligjore dhe përfituese të bizneseve, por edhe qytetarëve.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat