Shqipëria Postuar më 27 Korrik 2026, 10:39

Cilat janë rreziqet që shoqërojnë ndarjen e re të Shqipërisë? - Nga kostot financiare, tek cilësia e shërbimeve dhe humbja e besimit

Nga Elisabeta Dosku

Cilat janë rreziqet që shoqërojnë ndarjen e re të

Reformat territoriale dhe administrative janë procese me ndikim të gjerë institucional, financiar dhe social, të cilat shoqërohen në mënyrë të pashmangshme me pasiguri dhe rreziqe implementimi.

Sipas raportit të mazhorancës, ndarja e re territoriale e vendit mund të hasë rreziqe të formave të ndryshme.

Konkretisht, rreziku më i rëndësishëm lidhet me kapacitetin institucional për të menaxhuar një reformë me kompleksitet të lartë. Reforma prek një numër të madh institucionesh dhe kërkon koordinim të vazhdueshëm ndërmjet administratës qendrore, rajoneve, bashkive dhe institucioneve të tjera publike. Në mungesë të një koordinimi efektiv, ekziston rreziku i mbivendosjes së përgjegjësive, vonesave në vendimmarrje dhe interpretimit të ndryshëm të kuadrit ligjor.

Rreziku i dytë lidhet me atë financiar. Procesi i implementimit mund të shoqërohet me rritje të përkohshme të shpenzimeve publike, nënvlerësim të kostove reale të tranzicionit ose vonesa në sigurimin e burimeve financiare.

Ekziston gjithashtu rreziku që bashkitë me kapacitete më të kufizuara financiare të hasin vështirësi në përballimin e kostove të transformimit organizativ, investimeve digjitale dhe zhvillimit të kapaciteteve njerëzore.

Për të shmangur këto problematika rekomandohet planifikim shumëvjeçar i kostove të tranzicionit; krijimi i Fondit Kombëtar të Tranzicionit; monitorim periodik i kostove; auditim financiar i procesit të implementimit. Në të njëjtën kohë, rekomandohet që çdo transferim kompetencash të shoqërohet me transferimin përkatës të burimeve financiare, në përputhje me parimin “kompetenca ndjek financimin”.

Një nga rreziqet më të zakonshme në reforma të këtij lloji lidhet me rezistencën organizative ndaj ndryshimit. Administrata publike mund të përjetojë pasiguri lidhur me strukturat e reja, përgjegjësitë, mobilitetin e personelit dhe procedurat e punës. Nëse ky proces nuk menaxhohet në mënyrë profesionale, ai mund të ndikojë negativisht në motivimin e stafit dhe në cilësinë e shërbimeve publike.

Po ashtu drafti citon se reforma mund të përballet me rreziqe politike dhe në mungesë të një konsensusi të gjerë institucional, ekziston rreziku që implementimi të ngadalësohet ose të pësojë ndryshime të vazhdueshme për shkak të cikleve politike.

Nga ana tjetër theksohet se nëse procesi nuk shoqërohet me informacion të qartë dhe komunikim të vazhdueshëm, ekziston rreziku i krijimit të perceptimeve të gabuara, rezistencës lokale dhe uljes së besimit ndaj institucioneve publike.

Shqipëria 27 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të hëne teksa është blerë sot me 81.4 lekë dhe është shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 27 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të hëne teksa është blerë sot me 81.4 lekë dhe është shitur......