Shqipëria Postuar më 20 Maj 2025, 10:59

Cilat janë rreziqet nga korrigjimi i të ardhurave të bizneseve? - Eksperti: Instrument që mund të përdoret për pastrim parash

Nga Elisabeta Dosku

Cilat janë rreziqet nga korrigjimi i të ardhurave të bizneseve? -

Të gjithë bizneset që dorëzojnë një bilanc, do të kenë të drejtën që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vjet mbrapsht, duke korrigjuar zërat e ndryshme të bilancit dhe paguar tatim prej 5% për çdo diferencë që do të rishikohet. 

Ky është komponenti i dytë i paketës së paqes fiskale të prezantuar nga qeveria, një iniciativë që ndërmerret në mënyrë që biznesi të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të ecë në të ardhmen i sigurt dhe në paqe.

Por megjithatë, kjo iniciativë ka pikëpyetje për mënyrën se si do të zbatohet dhe për faktin se mund t’i japë hapësirë fenomenit të pastrimit të parave.

Altin Sulejmani, Ekspert kontabël:

“Ky komponent lidhet me rideklarimin e të ardhurave dhe është një instrument se duhet parë më me kujdes për arsye se lë hapësirë jo vetëm të bësh të shëndetshëm me një të rënme të lapsit një evazion, por kam frikë se pas kësaj mund të fshihet dhe një pastrim parash i mundshëm. Në rast se ti nuk është e mundur të kontrollohesh, ri deklaron për 2020, 2021, 2023 thjeshtë të ardhura më shumë, se ta lejon ligji, nuk ke asnjë garanci se pas kësaj mund të fshihen edhe të ardhura nga biznese të pa ligjshme”.

Agim Binaj, Ekspert kontabël:

“Askush nuk ka të drejtë të paragjykojë se kjo mund të bëjë këtë apo atë.  Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria ka 35 vjet që është futur në rrugën e reformave fiskale. Ligji ka edhe ca të çara dhe disa nëngjera që unë mund ti shfrytëzo këto në interes të biznesit, por logjika është që ne duhet të krijojmë atë që quhet kultura fiskale që ne të mos nisemi nga ato kleçkat e vogla që ka ligji që unë të mund të bëj evazion të ligjshëm se i ka ligji brenda, por unë të nisem nga shpirti i ligjit, pra, ato rregullat e lojës që ne duhet ti zbatojmë”.

Paketa e paqes fiskale përmban tre komponentë në total, i pari lidhet me një marrëveshje midis bizneseve dhe administratës tatimore për tatimfitimin, e dyta përfshin korrigjimin e bilanceve dhe komponenti i tretë parashikon faljen e detyrimeve me moshë mbi 10 vjeçare dhe shlyerjen me këste dhe zbritje të detyrimeve më të reja në kohë.

Sondazh

Poll

Shqipëria 20 Maj Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 86.7 lekë dhe është shitur me 88.1 lekë krahasuar me ditën e djeshme duke u dobësuar disi sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat