Shqipëria Postuar më 4 Mars 2025, 13:25

Cilat janë rregullat për përdorimin e rrjeteve sociale për zgjedhje? - Partitë politike shprehin qëndrimet dhe propozojnë ndryshimet

Nga Diamila Leka

Cilat janë rregullat për përdorimin e rrjeteve sociale për

Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, u mbajt seanca publike për të diskutuar mbi projektvendimin “Për rregullat e përdorimit të rrjeteve sociale dhe medias online nga institucionet publike në zgjedhje”.

Ky projektvendim ka për qëllim parandalimin e sjelljes dhe përdorimit të rrjeteve sociale, apo medias online të institucioneve qëndrore dhe vendore, si dhe administratës shtetërore gjatë periudhës 4 mujore para datës së zgjedhjeve. Po kështu, ky projektvendim synon që funksionarët publik të çdo niveli, nuk duhet të përdorin direkt apo indirekt llogaritë e tyre zyrtare në rrjetet socaile për qëllime politike apo elektorale. Por vetëm në llogaritë personale. Përfaqësues të partive politike shprehën qëndrimet dhe ndryshimet mbi këtë projektakt.

“Titulli nuk gjen pasqyrim në vetë përmbajtjen proejktaktit pasi vihet re që projektvendimi në vetvete parashikon ndalime jo vetëm për institucionet publike, por edhe për funksionarët public. Gjithashtu dhe nga ana tjetër, konstatohet nga përmbajtja e aktit se ndalimet i takojnë funksionarëvepublikë. Gjithashtu nga ana tjetër konstatohet nga përmbajtja e aktit që ndalimet i takojnë në fakt llogarive zyrtare, në rrjetet sociale, jo medisas online në vetvete. Kështu që në këto kushte do sugjeroja që në titulltë projektaktit, media online të zëvendësohet me rrjetet sociale”, u shpreh përfsqësuesja e Partisë Socialiste.

“Jemi dakord për vendosjen e rregullave strikte për përdorimin e rrjeteve sociale nga kandidatët apo nga administrata në tërësi. Ne e kemi shprehur. Këto rregulla duhet të implementohen dhe duhet tëbëhet një rregull strik se ku duhen përdorur rrjetet sociale”, u shpreh përfaqësuesi i Partisë Demokratike.

Ndërkohë, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi shprehu dakordësinë e ndryshimeve të propozuara për projektvendimin.

“Do të reflektojmë disa prej këtyre propozimeve të bëra tani, por edhe bërë më parë. Do tëbëjmë një ndryshim të projektaktit, duke e përfshirë që në titull edhe funksionarët publikë, duke qenë se edhe ata janë pjesë, subjekt i trajtesës në këtë projektakt. Do të përfshijmë edhe pjesën e komunikimit online jo vetëm rrjeteve sociale, por edhe faqeve interneti dhe të tjera rrjeteve online, të institucioneve publike por edhe fuinksionarëve të tjerë publik. Dhe ndërkohë, me sugjerim, do japim një përkufizim të llogarisë të funksionarit publik.”



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat