Shqipëria Postuar më 29 Korrik 2025, 13:22

Cilat janë rezultatet e kontrolleve ushqimore? Qytetarët: Duhen bërë më shpesh, jemi më të sigurt

Nga Diamila Leka

Cilat janë rezultatet e kontrolleve ushqimore? Qytetarët: Duhen

Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe Ministria e Bujqësisë, po vijojnë aksionet mbi formalizimin e tregut të produkteve bujqësore e blegtorale dhe rritjen e sigurisë ushqimore.

Por, mbi këto aksione sipas të dhënave, në vetëm 12 ditë të aksionit për formalizimin e këtij sektori, janë bllokuar 76.1 ton mallra ndërsa janë inspektuar 209 subjekte.

Ky aksion po vijon për të garantuar një treg të formalizuar, produkte të sigurta dhe të gjurmueshme si dhe mbrojtje për fermerin dhe prodhuesin e ndërshëm. Por cili është opinion i qytetarëve mbi këto aksione dhe sa të sigurt ndihen për produktet ushqimore?

Kur është kontrolli më i sigurt, normale që ka siguri ushqimore. Na jep më tepër besim.

Për sigurinë ushqimore, ka të drejtë. Nuk lejohet që në të gjithë këtë temperaturë, të dali një ambulant i lirë të shesi qumësht mes rrugës.

Është shumë e rëndësishme, shëndeti është gjëja e parë. Sa më shumë kontrolle aq më mirë.

Është detyra efektive e AKU që të bëj kontrolle periodikisht.”, shprehen qytetarët.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, dhe Administratën Tatimore, në kuadër të aksioneve të kontrolleve ushqimore, kanë për qëllim formalizimin e sektorit dhe garantimin e sigurisë ushqimore për të gjithë qytetarët. E mbi të gjitha, krijimin e një sistemi ku çdo hallkë e zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore të jetë e pastër, e kontrollueshme dhe në shërbim të qytetarit.

Por për çfarë është e rëndësishmë gjurmueshmëria ushqimore?

Gjurmueshmëria e produkteve është një domosdoshmëri për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ndërsa zbatimi i gjurmueshmërisë do të rris besueshmërinë e produkteve shqiptare drejt tregjeve ndërkombëtare, lehtësimin e eksportit drejt BE-së, përmirësimin e sigurisë ushqimore, si dhe transparencë e luftë ndaj informalitetit në ekonomi etj.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat