Shqipëria Postuar më 20 Nëntor 2025, 10:33

Cilat janë projektet për mbrojtjen nga përmbytjet? - 15 prej tyre janë vazhdim, buxheti financon rehabilitimin për 10 km argjinatura

Nga Elisabeta Dosku

Cilat janë projektet për mbrojtjen nga përmbytjet? - 15 prej tyre

Shqipëria po përballet me mot të keq dhe reshje intensive, me pasoja në përmbytje të tokave bujqësore dhe dëme ekonomike për familjeT shqiptare. Por cilat janë masat që po merren për të parandaluar fenomenin e përmbytjeves?

Referuar listës së investimeve, janë 15 projekte të infrastrukturës së mbrojtjes nga përmbytjet të cilat janë në vazhdim dhe do të financohen edhe gjatë vitit të ardhshëm, ku një pjesë e tyre përfundojnë totalisht. Konkretisht bëhet fjalë për projektet : Mur mbajtës në Kolektorin Roskovec-Hoxhare, Fier; Rehabilitimi i lumit të Borshit; Mbrojtje nga Lumi Kalasë (Kaskada e Shelegarit); Riparim i argjinaturës Mbrojtëse të Kolektorit K17 Butrint; Mbrojtje nga Lumi Kalasë (Kaskada e Vanës); Riparimi i Argjinaturës se Majtë të Lumit Seman; Mbrojtja nga Lumi Shushice ne Vranisht, Vlore; Mbrojtja nga Lumi Shushica ne Drashovice, Vlore; Mbrojtje nga Lumi Vjose, krahu i djathte, Kashisht;  Mbrojtje nga gërryerjet dhe përmbytja nga Lumi Osum ne Starove – Remanicë; Argjinatura Mbrojtëse nga lumi Shkumbin ne Fatisht , Bashkia Peqin; Mbrojtje nga gërryerjet e lumit Mat ne Skuraj, fshati Ferr;  Mbrojtje bregu nga gërryerjet e lumit Drin ne Bahçallëk, Shkodër; Mbrojtje nga gërryerjet e lumit Kir (ish fusha e druve) dhe Grykëderdhja e përroit Gryke Manati ne lumin Drin (L=0.46 km).

Sa i takon projekteve të reja që marrin financim, në 2026 pritet ai i ndërtimit të objekteve për mbrojtjen nga përmbytja, ndërsa rehabilitim i argjinaturës se lumit Buna, Darragjat Shkodër dhe Mbrojtja nga lumi Buna Oblikë, pritet të nisin në 2027.

Sa i takon hidrovorëve, rikonstruksioni i 4 hidrovorëve, në Hamallaj, Orikum, Synej, Grethe, janë projekte në vazhdim, ndërsa 2 milionë euro janë parashikuar të financohen për rikonstruksione të tjera nga 2028 dhe në vijim.

Në total fondi për menaxhimin e infrastrukturës së mbrojtjes nga përmbytjet dhe ujitje-kullim për vitin e ardhshëm është 36 milionë euro, apo 26.4% më shumë se një vit më parë.

Me këtë fond parashikohet rehabilitimi dhe ndërtimi i 10 km argjinaturave në lumenjtë kryesore për mbrojtën nga përmbytja, përfundimi i hidrovorit të Orikumit si dhe mirëmbajtja e 27 hidrovoreve në të gjithë vendin.  Nga ana tjetër financohet përmirësimi i kullimit në mbi 60 mijë ha tokë bujqësore.

Ndërsa fondi i akorduar për objekte të bashkive dhe Drejtorive Ujësjellës Kanalizime për këtë  qëllim për vitin 2026 është rreth 116 milionë euro, i cili shpërndahet për 21 bashki dhe janë të gjitha projekte në vijim.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat