Shqipëria Postuar më 31 Janar 2026, 11:19

Cilat janë pikat e dobëta të ndërtimit? - Nga deklarimi i çmimeve nën referencë, tek sipërfaqet e “fshehura”

Nga Elisabeta Dosku

Cilat janë pikat e dobëta të ndërtimit? - Nga deklarimi i

Administrata tatimore ka bërë një analizë të sektorit të ndërtimit për të nxjerr në pah pikat e dobëta, të cilat do të jenë edhe në qendër të aksionit anfiinformalitet deri më 23 Maj 2026.

Drejtoria e Menaxhimit të Riskut identifikon disa grup-risqe kryesore për sektorin, duke nisur me mosdeklarimin e plotë të xhiros dhe të sipërfaqeve. Në këtë pikë përfshihen si veprime problematike deklarim i çmimeve të shitjes nën çmimet e tregut dhe poshtë çmimeve të referencës.  Shitje “cash” pa lëshim fature/fiskalizim, sidomos në fazat e para të projektit (kapar, parapagime informale).

Një grup tjetër shkeljesh lidhet me nëndeklarimi i kostove të punës dhe punësimin informal. Në këtë kategori përfshihet numër i ulët i punonjësve të deklaruar në raport me vëllimin e punimeve.  Paga të deklaruara shumë më të ulëta se niveli mesatar i tregut për profesionet e ndërtimit. Përdorimi i punëtorëve të përkohshëm ose të padeklaruar për fazat intensive të punimeve.

Furnitorë fiktivë dhe fatura të rreme është një tjetër kategori shkeljesh që do të jetë edhe në qendër të aksionit, ku përfshihet përdorimi i subjekteve me risk (pa staf, pa aktivitet real, me histori mospagesash) për të rritur artificialisht kostot dhe për të ulur fitimin e tatueshëm dhe TVSH-në e pagueshme.

Po ashtu janë evidentuar problematika që lidhen me mospërputhje midis lejeve të ndërtimit dhe deklarimeve tatimore. Sipërfaqe të deklaruara për qëllime tatimore më të vogla se sipërfaqet e miratuara në lejet e ndërtimit ose të regjistruara në hipoteka/kadastra apo projekte të përfunduara fizikisht, por me deklarime të vonuara ose të pjesshme të të ardhurave.

Nga ana e administratës tatimore, ndërtimi rezulton gjithashtu si një sektor me  rrezik për pastrim parash, duke qenë se ka një volum të lartë transaksionesh cash dhe me vështirësi në përcaktimin e kostos reale, dhe për këtë arsye shfaqet shpesh edhe në raportet për pastrimin e produkteve të veprës penale si sektor i favorizuar për fshehje dhe riciklim kapitali.

Deklarimi dhe vlerësimi i të ardhurave nga arkëtimet sipas kontratave dhe marrëveshjeve mes palëve të realizuara para shitjes përfundimtare të ndërtesës është një tjetër problematikë e evidentuar në këtë sektor. Ku përfshihet  moslëshimi i faturës tatimore për çdo shitje apartamenti, ndërtese, pasurie të paluajtshme, të kryer, pavarësisht nëse është e përjashtuar ose jo nga tvsh-ja.  Moslëshimi i faturës tatimore për të gjitha arkëtimet paradhënie për porosi apo shitje apartamentesh.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat