Cilat janë përjashtimet tatimore që “rezistojnë” deri në 2029? - Nga bizneset e vogla, tek agroturizmi dhe hotelet me 5 yje

Ndërkohë që qeveria po bën një analizë të detajuar të përjashtimeve nga tatimet dhe taksat, ku disa ndryshime do të reflektohen në paketën fiskale 2026, disa sektorë të ekonomisë, nuk do të preken dhe do të vijojnë të përfitojnë nga lehtësitë fiskale të qeverisë deri në vitin 2029.
Konkretisht, tatimfitimi për agrotuzimin, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori, për t’iu përgjigjur edhe fluksit në rritje të turistëve por edhe interesit të tyre për të eksploruar rajone të ndryshme dhe produkte lokale, do të jetë në nivelin 5% deri në vitin 2029.
Po ashtu, me këtë normë tatimore, do të trajtohen edhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, me qëllim nxitjen e iniciativave të tilla në funksion të zhvillimi të bujqësië, fuqizimit të fermerëve, prodhimit të qendrueshm dhe rritjes së eksporteve.
Industria automotive, me qëllim zhvillimin e saj në vendin tonë dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës, do të trajtohet sërish me përparësi deri në vitin 2029, duke u tatuar me 5 %.
Në funksion të zhvillimit të turizmit elitar dhe tërheqjen e markave të njohura të hoteleve në vendin tonë, strukturat akomoduese (hotele, resorte me 4 dhe 5 yje) do të vazhdojnë të jenë të përjashtuara totalisht nga tatimi mbi të ardhurat.
Po ashtu, individët tregtarë, të vetëpunësuarit dhe entitetet me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë në vit, deri në vitin 2029 do të jenë të përjashtuar nga tatimi, me qëllim zgjerimin e aktiviteteve tregtare në vend.
Por, pavarësisht se të vetëpunësuarit nuk tatohen mbi fitimin, për të shmangur skemat e devijimeve, për ata që kanë një numër të kufizuar klientësh, norma tatimore mund të shkojë deri 23 %.
Udhëzimi i fundit i Financave që prek këtë kategori, i cili përfshin deklarimet nga 1 Janari 2025, detajon se “nëse një i vetëpunësuar, 80 % të të ardhurave të fituara i siguron nga 1 klient i vetëm, apo 90 % të të ardhurave të fituara nga më pak se 3 klientë, për qëllime të llogaritjes së detyrimit tatimor mbi të ardhurat neto vjetore të tij (të ardhura të faturuara minus shpenzimet e zbritshme të biznesit), do të aplikohen normat e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi të cilat janë 13-23 % (pas zbritjeve tatimore).
Po ashtu kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi pensioni privat zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi (deri në nivelin e pagës minimale). Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me aktivet e fondit të pensionit nuk i nënshtrohen tatimit gjatë administrimit nga shoqëria administruese.
Ndërkohë aktualisht të përjashtar nga tatim fitimi, por ende nuk dihet nëse do të vazhdojë ky regjim, janë personat juridikë që ushtrojnë vetëm veprimtari të karakterit fetar, humanitar, bamirës, shkencor apo edukativ, pasuria apo fitimi i të cilëve nuk përdoret për përfitimin e organizuesve; Shtëpitë filmike të prodhimit kinematografik, të licencuara dhe të subvencionuar.
Faturë për energjinë e vjedhur - Në 8 muaj u penalizuan 203 konsumatorë, u faturua 80% sasi më shumë se vjet
203 konsumatorë u faturuan nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektike për dëm ekonomik gjatë 8 - mujorit të parë të këtij viti për një sasi energjie......
Bizneset nën vëzhgim, shtohen pezullimet e paralajmërimet - Nga këshillimet, te gjobat. Si po ndryshon mjedisi i punës këtë vit?
Me shtimin e kontrolleve në sektorin e bizneseve gjatë vitit 2025, është vënë re një rritje e dukshme e masave administrative dhe e ndërhyrjeve për mbrojtjen......
Testim kombëtar dhe paga sipas performancës - Qeveria propozon ndryshime në ligjin “Për nëpunësin civil”
Qeveria ka hedhur për Konsultim Publik një sërë ndryshimesh në ligjin “Për nëpunësin civil”, me synimin për ta përshtatur administratën publike me standardet......
Shpenzimet për Halloween, në nivele “të frikshme” - Nga kungujt te çokollatat, sa paguajnë amerikanët për festën?
Halloween, i njohur për kostumet, çokollatat dhe argëtimin “e frikshëm”, është shumë më tepër sesa një ditë festash. Ai është një motor i fuqishëm ekonomik......
Rriten pensionet në Kosovë nga 1 nëntori - Qeveria në detyrë miraton edhe Projektbuxhetin 2026 prej 4 miliardë euro
Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi Projektbuxhetin për vitin 2026 me vlerë prej 4 miliardë euro, nga të cilat 1 miliard euro janë të dedikuara për investime......
Vetëm 10 nga 53 kandidatë rifitojnë lejen e drejtimit - DPSHTRR: Rrugët kërkojnë drejtues të përgjegjshëm
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar rezultatet e fundit të sesionit të ritestimit, për drejtuesit e automjeteve që......
Microsoft investon 35 miliardë euro për “IA” - Raporton mbi 77 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e fundit
Microsoft tejkaloi parashikimet për shitjet në tremujorin e fundit, duke raportuar 77.7 miliardë dollarë të ardhura dhe 30.8 miliardë dollarë fitime.......
Eurodeputeti Schieder: Shqipëria në nëntor hap grupkapitullin e fundit të negociatave
Eurodeputeti Andres Schieder deklaroi në një konferencë për mediat në Tiranë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po ecën mirë dhe......





