Cilat janë ndryshimet në taksa që kërkon biznesi? - Nga ulja e TVSH-së për ushqimin, tek taksa e infrastrukturës në ndërtim
Në kohën kur po diskutohet buxheti për vitin 2025 dhe nuk është hartuar një paketë fiskale, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me disa shoqata biznesi, siç është ajo e ndërtuesve, shoqata e agrobiznesit; turizmit; bimëve mjekësore; shoqata e industrisë ushqimore dhe ajo përpunimit të qumështit, kërkojnë nga qeveria që të rishikohen tatimet mbi konsumin dhe tarifat doganore.
Konkretisht, në sektorin e bujqësisë kërkohet ulje e TVSH-së për Industrinë Prodhuese agroushqimore në 5-7%,nga 20 që është aktualisht; të rivendoset shkalla e kompensimit të fermerëve në 20 %; kreditim me 75 % të TVSH për shitjen e produktit bujqësor vendas nga subjektet që nuk janë objekt i TVSH; si dhe përjashtim nga TVSH për investimet në teknologji të gjelbërta.
Sai takon sektorit të ndërtimit, kërkohet të rishikohet taksa e ndikimit në infrastrukturë e cila sot llogaritet 4-8% ndaj çmimit të shitjes, duke sugjeruar që kjo taksë të llogaritet sipas vlerës së preventivit të punimeve dhe jo çmimi final të shitjes për m2. Gjithashtu kërkohet të rishikohet niveli i tarifës së depozitimit të dherave, me argumentin që është një tarifë e lartë dhe ndikon në kostot e ndërtimit.
Biznesi kërkon gjithashtu rimbursimin automatik të TVSH-së, rimbursimin e taksave doganore; taksave mjedisore dhe akcizave të paguara për lëndë të para dhe pjesë të produkteve që eksportohen. Përjashtimi i akcizës për lëndën djegëse që përdoret në procesin e prodhimit; përjashtim prej taksave doganore për të gjitha lëndët e para që shërbejnë për prodhim të produkteve të gatshme.
Sa i takon politikës monetare, kërkohet ndalimi i transaksioneve ekonomike në monedhë të huaj përmes vendosjes së penaliteteve dhe marrjen e masave për uljen e parasë fizike në qarkullim.
Nga ana tjetër kërkohen lehtësi dhe më pak burokraci në zbatimin e legjislacionit në fuqi nga ana e bizneseve.
Sondazh

Donlad Trump po “pasuron” të rinjtë në Shqipëri - Dokuzi: Portofolet e kriptove në vend u shëndoshën
Të apasionuarit mbas kriptomonedhave në Shqipëri janë duke festuar fitoren e Donlad Trump si president i ri i Amerikës. Në rrjetin social Telegram, janë të......

Kredo.al i bashkohet Fushatës Mikrofinanca për Sipërmarrësit e Rinj 2024 për të nxjerrë në pah rolin jetik të sektorit të mikrofinancës në fuqizimin e sipërmarrësve të rinj
Kredo.al është krenare që i bashkohet Fushatës së Mikrofinancës për Sipërmarrësit e Rinj 2024. Kjo fushatë, e organizuar nga Qendra e Mikrofinancës (MFC) dhe......

Si do ndikoj teknologjia në mbrojtje të pensioneve? - Ekspertja: Inteligjenca Artificiale do luaj rol të rëndësishëm në informalitet
Për të ndihmuar në deklarimin e kontributeve dhe sigurimeve shoqërore, sipas ekspertëve inteligjenca artificiale do ndikoj në eleminimin e informalitetit si......

Manja në raportin vjetor të CEPI: Certifikuam 1589 ndërmjetës të pasurive të paluajtshme, kuadri rregullator sipas standardeve të BE!
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka ndarë në rrjetet sociale fjalën e tij të publikuar në raportin vjetor të CEPI (Asosiacioni Europian i Profesionit të......

Olaf Scholz i gatshëm të mbajë votëbesimin në parlament përpara Krishtlindjeve!
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se është i gatshëm të mbajë një votëbesimi në parlament përpara Krishtlindjeve, pasi koalicioni qeverisës......

“Përmirësohet menaxhimi i borxhit publik” - Ministri Petrit Malaj, në Komisionin parlamentar të Ekonomisë
Ministri I Financave, Petrit Malaj, po raporton në Komisionin parlamentar të Ekonomisë për borxhin publik. “Borxhi aktualisht përbëhet nga: - borxh i......

Kredi të buta e grante për rinovimin e shtëpisë - Eficienca e energjisë, stimujt financiarë që do jepen nga qeveria për ndërtesa pa emetime
Grante, kredi të buta e stimuj të tjerë financiarë. Këto janë disa nga masat mbështetëse që parashikohen në ligjin e ri “Për performancën energjetike në......

Shqipëria rrit kuotat në Fondin Monetar Ndërkombëtar - Nga 139.3 milionë, shkon në 209 milionë SDR. Pagesa me 15 nëntor
Shqipëria do të rrisë kuotën e saj në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kuota aktuale prej 139.3 milionë SDR, sipas propozimit do të rritet në 209 milionë......