Shqipëria Postuar më 11 Prill 2025, 13:19

Cilat janë ndihmat financiare për ndërmarrjet? - Nga mbështetja e grave sipërmarrëse, te inovacioni. Skemat zbatohen gjatë vitit 2025

Nga Diamila Leka

Cilat janë ndihmat financiare për ndërmarrjet? - Nga

Në Fletoren Zyrtare është botuar dokumenti i autorizimit të ndihmës shtetërore “Fondi për ndërmarrjet e Mikro, të vogla dhe të mesme për vitin 2025”.

Qëllimi i këtij autorizimi është dhënia e përfitimit me fond nga buxheti i shtetit për mbështetjen e ndërmarrjeve mokro, të vogla dhe të mesme të cilat synojnë rritjen e konkurrueshmërisë, zhvillimin e produkteve dhe të shërbimeve, zhvillimin e biznesit kreativ, mbështetjen e grave sipërmarrëse, inovacionin e rinovimin e teknologjisë, me qëllim nxitjen drejt importit dhe jo vetëm.

 Ndërkohë, skema e ndihmës do të zbatohet gjatë vitit 2025. Por cilat janë skemat e ndihmës që ndërmarrjet do të zbatojnë?

Sipas autorizimit, skema e parë e mbështetjes do të jetë për shpenzimet korrente të programit ekonomik, dhe do të jetë në vlerën e 100 milion lekëve, ndërsa do të mbulohen 100% e kostove të miratuara, por jo më shumë se 2 milionë e 500 mijë lekë. Për zërin shpenzime kapitale do të përdoret për mbështetjen e projekteve të investimeve në vlerën e 31 milionë e 830 mijë lekë.

 Projekte të konkurrueshmërisë, do të arrijnë në vlerën e 21 milionë e 830 mijë lekë. Ndërsa për projekte në mbështetje të artizanantit, do të jetë mbështetja në vlerën e 10 milionë lekëve.

Ndërkohë, AIDA brenda datës 31 mars të çdo viti, do të paraqesë raport për impaktin e ndihmës shtetërore gjatë vitit paraardhës financiar.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat