Cilat janë masat e bankave ndaj sfidave mjedisore? - Tanku: Banka e Shqipërisë po punon për ngritjen e sistemit të taksonomisë
Financat e gjelbra i referohen investimeve financiare që shkojnë për projekte dhe nisma të zhvillimit të qëndrueshëm, produkte mjedisore dhe politika që nxisin zhvillimin e një ekonomie më të qëndrueshme. Vitet e fundit, Banka e Shqipërisë ka kontribuar në nxjerrjen e analizave dhe kërkimeve rreth çështjeve të ndryshimeve klimatike.
Sipas Drejtorit të Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, Altin Tanku, një prej masave që bankat ndërmarrin lidhur me sfidat mjedisore, është vlerësimi i aplikimeve për kredi të individëve dhe bizneseve në bazë të ndikimit që do të ketë investimi i tyre në mjedis.
"Supozojmë që një institucion financiar, bankë ose jo bankë, ka dhënë një kredi për ndërtimin e një hoteli në breg të detit, në grykëderdhjen e një lumi të themi. Supozojmë që në të njëjtin institucion financiar vjen për të marrë kredi edhe një kompani e cila do të bëjë fabrikë për ndërtimin e baterive të makinave. A duhet ta japë kredinë? A duhet ta vlerësojë nga këndvështrimi mjedisor kredinë, ky institucion financiar? Sepse dihet, natyrisht kur ndërton një fabrikë, e cila ndërton ose ka si synim të vet ndërtimin e baterive, në qoftë se nuk tregohet kujdes për mjedisin, ajo mundet që të ndotë mjedisin dhe kjo do të ndikonte negativisht në investimin tjetër që banka ka bërë në hotel."
Banka e Shqiperisë ka hartuar edhe një strategji prej së cilës janë përgatitur disa udhëzues për bankat dhe institucionet financiare mbi ndikimin që kanë ndryshimet klimatike në ekonomi.
“Kjo strategji që Banka e Shqipërisë ka ndërtuar, ka efektin edhe konkret në punën e sistemit financiar shqiptar për të ruajtur institucionet financiare dhe bizneset që ato mbështesin, sepse çdo investim në ekonomi kalon nga sistemi financiar, nga efektet negative që shkaktojnë në mjedis dhe natyrisht nëpërmjet mjedisit, edhe në biznese të tjera, në investime të tjera që sistemi financiar ka në ekonomi. Së fundmi, Banka e Shqipërisë po punon për atë që quhet taksonomi, që është një sistem i cili klasifikon aktivitetet ekonomike, financiare, të gjitha aktivitetet në ekonomi, produktet, mallrat, shërbimet, sipas impaktit që ato kanë, ne i themi impakti i gjelbër, por ai është një impakt, i cili përmbledh ndikimet në klimë, ato mjedisore, në shumëllojshmërinë e florës dhe faunës në natyrë, e të gjitha me radhë.”
Së fundmi është nënshkruar një marrëveshje edhe me Bankën Evropiane të Investimeve për për zhvillimin e një ekonomie më të gjelbër dhe më rezistente.
Sondazh

Greqia, eksportuese neto e energjisë në 2024 - Burimet e rinovueshme, hidrocentralet mbuluan mbi 50% të kërkesës
Greqia ishte një eksportuese neto e energjisë në 2024, me burimet e gjelbra që mbuluan më shumë se gjysmën e totalit të gjeneruar. Ndërsa kërkesa për energji......

Projeksionet/ Sa emigrantë mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit? Deri tani shifrat flasin për rreth 111 mijë kërkesa dhe 64 mijë miratime
Në shumë shtete, pjesëmarrja e diasporës në votim është përgjithësisht më e ulët se ajo e votuesve vendas, kryesisht për shkak të sfidave logjistike si......

Integrimi në tregun e punës dhe programi i përfitimit - Subvencionim me 6 paga dhe 12 muaj kontribute
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një njoftimi në rrjete sociale bën të ditur Programin e Punësimit, një program 1 vjeçar......

Rama: Çelja e negociatave, konstatim i progresit në rritjen e barazisë para ligjit
Në Ministrinë e Brendshme u prezantua sot anketimi i financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë......

Shqiptarët “braktisin” freksionin/ Mjetet e reja, rreth 66% e tyre janë me kambio automatike
Ndërkohë që në total, autoveturat me kambio manuale zënë rreth 56.2% të totalit, krahasuar me ato me kambio automatike apo gjysëm automatike, gjatë viteve të......

Anketimi për sigurinë dhe besimin tek Policia e Shtetit: 82% e të anketuarve ndihen “të sigurt” ose “shumë të sigurt”
Ministria e Brendshme prezantoi sot anketimin e financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe......

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentave mes Kosovës dhe Italisë!
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 29 janar, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për......

Menaxhimi i mbetjeve/ Kumbaro: Përafrim i kuadrit ligjor me BE-në. Rehabilitimi i Vjosës është qëllimi kryesor!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro paraqiti sot në Kuvendin e Shqipërisë, projektligjin për të cilin ajo është nismëtare dhe që synon......