Cilat janë mallrat kryesore të importit që “furnizojnë” buxhetin? - Karburantet dhe cigaret udhëheqin listën. Automjetet e përdorura sjellin 97 mln euro

Importet vijojnë të jenë një nga shtyllat kryesore të të ardhurave në buxhetin e shtetit, duke reflektuar jo vetëm strukturën e konsumit në vend, por edhe varësinë e ekonomisë nga tregjet e jashtme.
Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të ardhurat totale nga mallrat kryesore të importit për vitin e kaluar regjistrohen në 186,5 miliardë lekë, ndërsa disa kategori mallrash dominojnë ndjeshëm në arkëtimet fiskale.
Konkretisht, në krye të listës qëndrojnë karburantet e importit, me rreth 55 miliardë lekë të ardhura apo 550 milionë euro për vitin 2025, duke mbajtur peshën kryesore të të hyrave doganore në buxhet me rreth 30 % të totalit . Ky pozicion lidhet drejtpërdrejt me konsumin e lartë nga ana e qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve dhe nivelin e taksave mbi këtë kategori, ku më shumë se gjysmën e çmimit e përbën barra fiskale.
Në vendin e dyte për nga sasia e të ardhurave që sjellin në arkën e shtetit renditen cigaret, me afro 42.8 miliardë lekë, një tjetër produkt me barrë të lartë fiskale që garanton të ardhura të qëndrueshme për arkën e shtetit por gjithashtu edhe me konsum të lartë. Kjo për shkak edhe se akciza e cigareve sipas kalendarit të miratuar nga qeveria rritet çdo vit. të ardhurat nga cigaret zënë një peshë prej 17.9 % të totalit të të ardhurave.
Një distancë e dukshme vërehet më pas me kategoritë e tjera. Metalet bazë dhe artikujt prej tyre kontribuojnë me mbi 14.5 miliardë lekë, të ndjekura nga automjetet e përdorura rreth 9.7 miliardë lekë dhe ushqimet e përgatitura mbi 6.6 miliardë lekë. Këto të dhëna tregojnë një kombinim mes kërkesës për investime, konsum dhe nevoja bazë.
Në grupin e mesëm të të ardhurave përfshihen veshjet dhe tekstilet, materialet e ndërtimit dhe plastika, secila me mbi 5 miliardë lekë. Këto kategori lidhen ngushtë me sektorë kyç të ekonomisë si ndërtimi dhe tregtia me pakicë. Ndërkohë, produkte si detergjentet dhe parfumeria, energjia elektrike dhe gazi i lëngët konfirmojnë rolin e tyre si mallra të konsumit të përditshëm me ndikim të qëndrueshëm fiskal.
Lista vijon me elektro-shtëpiaket, birrën e importit dhe kimikatet inorganike, ndërsa në pjesën e fundit renditen frutat dhe perimet, mobiliet, druri dhe artikujt prej tij, mishi, këpucët dhe pajisjet fotografike. Edhe pse me kontribut më të vogël, këto produkte plotësojnë panoramën e gjerë të importeve që gjenerojnë të ardhura për buxhetin.
Struktura e këtyre të ardhurave nënvizon jo vetëm peshën e taksave mbi mallrat e akcizës si karburantet dhe cigaret, por edhe varësinë e ekonomisë nga importet për të përmbushur kërkesën e brendshme.
Sa i takon çdo shqiptari nga “kursimi” i ekonomisë? Rreth 18% e asaj që prodhohet në një vit nuk përdoret për konsum final
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Shqipëria kursen rreth 18.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Kursimi i ekonomisë” është pjesa e asaj që prodhon një......
Çfarë ka ndodhur me bizneset në 5 vite? - Kapitali i huaj dominon nga Italia, ndjek Kosova dhe Greqia
Sipërmarrja në Shqipëri po fiton terren. Numri i bizneseve të reja në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave për......
Aksi Shirokë–Zogaj përfundon në mesin e majit - Koçiu: Do të lehtësohet qarkullimi, investim i rëndësishëm për turizmin
Zv. kryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektuan punimet në segmentin Shirokë - Zogaj, një aks i ri që do......
Vetë mjaftueshmëria ushqimore, ku renditet Shqipëria? Vendi mbulon 4 nga 7 kategori. Zë vendin e dytë në rajon
Siguria ushqimore dhe prodhimi vendas mbeten elementë kyç për garantimin e nevojave bazë të popullsisë. Sipas një studimi të publikuar nga revista shkencore......
Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan edhe pse ka humbur pikë përgjatë kësaj periudhe e ka nisur javën pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës në raport me javën e......
Fitorja dërrmuese e opozitës hungareze - Paralajmërohen reforma dhe shkrirje të marrëdhënieve me BE-në
Fitorja dërrmuese e Peter Magyar në zgjedhjet hungareze të së dielës i ka dhënë partisë së tij të qendrës së djathtë Tisza një mandat gjithëpërfshirës për të......
Pritet bllokimi amerikan i Hormuzit - Reagojnë tregjet, me naftën që kalon 100 USD/fuçi
Çmimet e naftës u rritën mbi 100 dollarë për fuçi të hënën, ndërsa Marina Amerikane u përgatit të bllokonte anijet për në dhe nga Irani nëpërmjet Ngushticës......
Orban mposhtet nga opozita e qendrës së djathtë - Peter Magyar fiton mbi 2/3 e vendeve në parlament
Udhëheqësi veteran nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, humbi pushtetin ndaj partisë së re të qendrës së djathtë Tisza në zgjedhjet kombëtare të së dielës......


