Cilat janë hapat për reduktimin e parasë Cash? Isaji: Kërkohet strategji, në Shqipëri infrastruktura bankare është gati
“Ne kemi edhe një ambicie tjetër, që deri në fund të kësaj dekade, Shqipëria të jetë “cashless”
Kështu ka deklaruar së fundmi kryeministri Edi Rama, nga ku deri në 2030 synohet që në Shqipëri të reduktohet paraja fizike, dhe transaksionet të kryhen përmes formave digjitale. Por cilat janë hapat që duhet të ndiqen për të arritur në reduktimin e cash-it? Sipas Brunilda Isajit, Eksperte për ekonominë dhe financat, infrastruktura për këtë proces është e ngritur.
“Ne kanalet digjitale i kemi, infrastrukturën e kemi të ngritur. Ne jemi një ndër vendet e pakta në Ballkanin Perëndimor, që kemi ligjin për Open Banking, hostojmë në mënyrë shumë funksionale, pagesat digjitale. Të gjithë aktorët e tregut, janë të ndërgjegjësuar dhe janë duke investuar në ofrimin e pagesave digjitale, pra unë mendoj që hapi i parë që duhet menduar në mënyrë serioze është çfarë lehtësirash fiskale do t’i krijohen atyre bizneseve qofshin këto të mëdha apo të vogla, qofshin këto mbarkombëtare apo të lokalizuara, në mënyrë që ata të fillojnë të zbardhin situatën e tyre financiare. Sepse kjo është një ndër komponentët e cila mandaton, përdorimin e cash.”
Sipas Isajit, në Shqipëri qarkullon rreth 90% e parasë cash, ndërsa theksoi që nisma të realizohet, kërkon strategji të mirëmenduara.
Sinkron Brunilda Isaj Eksperte për ekonominë dhe financat
“Do duhet të kemi parasysh se pavarësisht luftës 10-15 vjeçare, për uljen e këtij komponenti, sërish ne nuk e kemi në nivelet e duhura. Rreth 90% e transaksioneve në ekonomi janë cash. Kjo do të thotë që nuk mjafton vetëm një artikulim përpjekjesh, kuptohet që me vullnetin e fortë të të gjitha palëve, duke vendosur rregulla më të repta, duke vendosur limite më të rrepta, duke i ndjekur ato, duke ofruar lehtësira edhe për subjektet që i zbatojnë. Këtu kam parasysh lehtësirat fiskale, ose lehtësimin klientëve për të punuar me kanaliet digjitale, apo me kartat e kreditit. Të gjitha këto politika, qofshin shtrënguese, qoftë incentivuese, bëjnë të mundur që strategjia të implementohet në kohën e duhur dhe me cilësi,”- u shpreh Isaj.
Prej vitesh në Shqipëri janë ndërmarrë iniciativa për të reduktuar qarkullimin e parasë cash, ndërsa kryeministri Rama paralajmëroi se duhen fushata të forta sensibilizuese për ta realizuar.

Pensionet, cilat qarqe janë më të plakura? Tirana mban rekord për numrin e pensionistëve
Numri i pensionistëve në Shqipëri po vjen gjithnjë e në rritje kjo për shkak të plakjes së popullsisë, fenomenit të emigrimit dhe rënies së lindshmërisë,......

“Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”/ Prezantohet Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë
Prezantohet Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, “Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”, një rrugëtim i......

Pse Shqipëria është aq e varur nga paraja fizike? Masat që do të ndërmerren deri në 2030. Nga POS-et, te limiti i pagesave me para’ në dorë
Në një kohë kur shumë shtete janë afër kryerjes së plotë të pagesave në mënyrë elektronike, situata në Shqipëri paraqitet ndryshe. Shqiptarët vijojnë të jenë......

Shqipëria kryeson sërish Europën/ Rreth 166% më shumë fluturime komerciale në qershor sesa para pandemisë
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e pushuesve të huaj, veçanërisht pas periudhës së pandemisë. Turizmi duket se është një ndër sektorët me......

Tarifë 250 USD për vizë jo-imigruese në SHBA! Sipas aktit “One Big Beautiful Bill” miratuar së fundmi nga administrata Trump
Vizitorët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara do të duhet të paguajnë një "tarifë integriteti vize", sipas një dispozite të Aktit One Big Beautiful Bill të......

Dogana “dëgjon” biznesin/ Ftohet të vlerësojë shërbimet për t’i përmirësuar ato
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave fton biznesin të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve doganore përmes një pyetësori të ri Drejtoria e Përgjithshme e......

“Monitorim me dron për hapësirat publike” Rama: Ballafaqimet do të bëhen përmes teknologjisë
Aksionit të lirimit të hapësirave publike, kryeministri Edi Rama e mori si nismë gjatë takimeve me qytetarët gjatë kohës së fushatës elektorale. Sipas......

Sa kushton strehimi për grekët? Pothuajse gjysma e rrogës për të jetuar në një shtëpi
Strehimi u bë më pak i përballueshëm për grekët midis viteve 2018-2021, pasi pothuajse 1/3 e familjeve shpenzuan më shumë se 40% të të ardhurave të tyre për......