Cilat janë efektet e draftit për pastrimin e parave? - Eksperti Zoto: Masat, të domosdoshme. Jemi pjesë e sistemit global të transaksioneve

Një kuadër i plotë ligjor i hartuar nga qeveria shqiptare vendos në qendër të vëmendjes luftën ndaj pastrimit të parave në Shqipëri dhe financimit të terrorizmit, si fenomene që dëmtojnë drejtpërsëdrejti ekonominë formale por edhe klimën e biznesit dhe interesin e investitorëve.
Ndryshimet e fundit ligjore parashikojnë masa shtesë për të forcuar sistemin e parandalimit, si test edhe për integrimin në BE. Por çfarë risish sjellin ato?
Edval Zoto, Ekspert i Certifikuar i krimit ekonomik
Shqipëria është anëtare e disa institucioneve ndërkombëtare sa i takon pastrimit të parave dhe kësisoj me përmirësimin e akteve ose praktikave me të mira ndërkombëtare dhe Shqipëria është e detyruar që të përmirësojë kuadrin e saj ligjor. Projektligji më i fundit sjell disa përmirësime në kuadër të parandalimit të pastrimit të parave, fut konceptin e parandalimit të fondeve që ka rrezik të përdoren për parandalimin e armëve në masë.
Por pse është përfshirë koncepti i shkatërrimit të armëve në masë? A përbën Shqipëria rrezik real në këtë drejtim?
Me shpërthimet e konflikteve në vende të ndryshme të botës, lëndë të caktuara që kanë një përdorim të dyfishtë qoftë civil apo ushtarak janë bërë mallra gjithnjë e më të kërkuara për të mbështetur veprimtarinë ushtarake të disa konflikteve më të nxehta në glob. Kështu që komuniteti ndërkombëtar duke parë rrezikun që gjetja, transportimi, hyrja e këtyre lëndëve dhe materialeve, i ka vendosur më shumë në lëvizje shtetet e anëtare për të përmirësuar legjislacionin e vet. Është e njëjta situatë si pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001. Është një masë që sjell një përmirësim në kuadrin ligjor por ne nuk jemi në kanalet kryesore të lëndëve për përdorim të dyfishtë, por kjo nuk do të thotë që vendi ynë në mënyrë tangjent mund të ketë një rrezik për financimin e aktiviteteve të tilla sepse ne jemi pjesë e sistemit global, të transaksionit të biznesit dhe janë masa të domosdoshme për ta mbrojtur dhe plotësuar kuadrin ligjor.
Pas procedurës së konsultimit publik, ndryshimet ligjore kalojnë për diskutim në komisionet kuvendore dhe më pas miratohen në Parlament.
Energjia e erës “kursen” buxhetin britanik - Ka ulur kostot me 104 miliardë paund që nga viti 2010
Energjia e prodhuar nga era ka ulur kostot në Mbretërinë e Bashkuar me të paktën 104 miliardë paund që nga viti 2010, ka treguar një studim. Përdoruesit e......
Treni Durrës-Rrogozhinë, sigurohet financimi - Miratohen kreditë 60 mln euro, plotësojnë grantin 60.5 mln euro të BE-së
Procedurat për sigurimin e financimit të nevojshëm për rehabilitimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë po shkojnë drejt......
Importi i bulmetit prek nivelin më të lartë/ Tremujori i tretë i 2025-s shënon rritjen më të madhe në dy dekada
Importi i produkteve të bulmetit, vezëve dhe mjaltit ka arritur nivelin më të lartë historik gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke konfirmuar......
54 milionë lekë nga tarifat e prokurimeve - Pushteti vendor, “kampion” për ankesa në KPP
Për, 9 muaj në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 54.6 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit. Sipas të dhënave......
“Ndikimi i sanksioneve në çmimet e naftës, i kufizuar” - IEA: Kapacitetet e tepërta të prodhimit do të stabilizojnë tregun global
Sanksionet ndaj vendeve eksportuese të naftës mund të rrisin çmimet, por efekti mbetet i kufizuar për shkak të kapaciteteve të tepërta të prodhimit, ka......
Zv/kryeministrja Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin e ri të Portit detar të Durrësit, Liburn Aliu.......
Rikonstruksion i rrjetit elektrik në Librazhd - Projekti i OSSH, rreth 120 mln lekë për përmirësimin e cilësisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Elbasan ka shpallur hapjen e garës për rikostruksionin e rrjetit të tensionit të ulët dhe i kabinave në rrethinat e Librazhdit, me......
“Vonesat në SEPA ngadalësojnë integrimin financiar” - Kosova, 29 milionë euro humbje në gjashtë muajt e parë të vitit
Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka bërë thirrje për përfundimin pa vonesa të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në......




