Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri? - Rrapaj: Institucionet financiare të specializuara për bujqësinë, të domosdoshme
Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes për t'u bërë pjesë e rrjetit të bankave në vendin tonë. Ziraat, e cila është një bankë turke bujqësore, që operon në 19 shtete të botës, duke përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor, ka kërkuar që të jetë e pranishme edhe në Shqipëri. Kjo bankë synon që të ofrojë mbështetje financiare sidomos për sektorin bujqësor.
Banka e Shqipërisë konfirmoi për Televizionin Scan se në fund të vitit të kaluar Banka “T. C ZİRAAT BANKASI A.Ş”, Turqi (Ziraat Bank) ka paraqitur kërkesën për licencimin e degës së bankës së huaj “Ziraat Bank” në Republikën e Shqipërisë.
Ky aplikim është në fazë të hershme dhe do të shqyrtohet dhe vlerësohet në kërkesat dhe dokumentacionin që parashikon ligji nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe rregullorja “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe degëve të bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr. 14, datë 11.03.2009 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar.
Në 2014, në Shqipëri operonin gjithsej 16 banka, por nga viti në vit, ky numër ka ardhur duke u ulur, si pasojë e falimentimit të një pjese prej tyre dhe shitjes te banka të tjera ekzistuese në vend. Aktualisht, në Shqipëri operojnë 11 banka, shumica prej tyre me kapital të huaj dhe një pjesë më e vogël me kapital vendas. Nëse Banka e Shqipërisë licencon Ziraat, ajo do të jetë banka e dytë me kapital turk në Shqipëri. Ziraat synon që të hapë fillimisht degën e saj në Tiranë dhe më pas mund të shtrihet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Hyrja në sektorin bankar shqiptar nëpërmjet hapjes së degës së bankës së huaj vlerësohet si një mundësi e grupit për të krijuar sinergji mes dy vendeve (rritja e tregtisë se jashtme), si dhe ofrimi i zgjidhjeve të integruara në të gjitha vendet ku operojnë (filialet, degët e huaja bankare dhe filialet e tjera financiare) për të përmbushur nevojat financiare të klientëve të Grupit Ziraat kryesisht nëpërmjet financimit fillimisht të bizneseve, portofoli i të cilëve do të zërë peshën kryesore të portofolit të kredisë.
Sondazh

Banka turke Ziraat kërkon të futet në tregun shqiptar - Rrapaj: Do të rrisë financimet në sektorin e bujqësisë
Një bankë e re ka kërkuar që të bëhet pjesë e sektorit bankar të vendit tonë. Sipas Bankës së Shqipërisë, banka bujqësore turke Ziraat ka dërguar kërkesë për......

Nafta, në rënie gjatë 2 viteve të ardhshëm - Rritja globale e prodhimit do të tejkalojë kërkesën
Çmimet e naftës do të jenë nën presion gjatë dy viteve të ardhshëm, pasi rritja globale e prodhimit do të tejkalojë kërkesën, tha Administrata e......

Linja energjetike mbi 200 km Shqipëri-Itali - Detajet e projektit/Pjesë e korridorit VIII, fillimisht parashikohej me kapacitet 500 – 1000 MW
Linja nënujore e transmetimit të energjisë elektrike Shqipëri-Itali është pjesë e korridorit 8, që lidh Evropën me Bullgarinë, duke kaluar përmes Shqipërisë......

Sa akcizë paguhet mbi naftën, alkoolin dhe kafenë? - Taksa aplikohet me disa nivele, unifikim për prodhuesit e verës
Mallrat e akcizës në vendin tonë do të kushtojnë më shtrenjtë për shkak të planifikimit të qeverisë për ta rishikuar këtë taksë. Por sa është akciza që......

Si duhet motivuar tregu i punës? - Kasmi: Duhen mbështetje nga shteti dhe punëdhënësi për punonjësit
Qeveria shqiptare ka gati mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme përmes fondeve financiare. Ky fond t’u shërbejë për rritjen e......

Kriza e kakaos po arrin kulmin - Çmimi është rritur me 54% që nga fundi i vitit 2024
Kriza globale e kakaos vazhdon të shtohet, me shpresat për rimëkëmbje që zbehen dhe çmimet që arrijnë lartësi të paprecedenta. Rritjet e çmimeve të kakaos......

SHBA kufizon më tej eksportet e çipeve - Rregullat e reja synojnë të pengojnë Kinën në zhvillimin e sektorit
Qeveria amerikane njoftoi se do të kufizojë më tej eksportet e çipeve dhe teknologjisë së inteligjencës artificiale, për të mbajtur “pushtetin” në Shtetet e......

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit? Eksportet u dominuan nga lëndët djegëse dhe veshjet, por me rënie të ndjeshme
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me......