Cilat do të jenë zonat prioritare për zhvillim në Shqipëri? - Udhëzimi i ri/ Bashkitë, detyrim të identifikojnë territoret me potencial

Qeveria ka miratuar udhëzimin e ri që përcakton në detaje procedurat për identifikimin dhe shpalljen e zonave të zhvillimit në territorin e bashkive. Ky udhëzim vjen në kuadër të zbatimit të ligjit nr. 20/2025, “Për paketën e maleve”, i cili synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, urban dhe turistik në zonat me potencial të pashfrytëzuar, sidomos në territorin malor dhe rural të vendit.
Sipas dokumentit, procesi i identifikimit të një zone të zhvillimit nis në nivel lokal, nën drejtimin e kryetarit të bashkisë, i cili ngarkon një strukturë përgjegjëse teknike për hartëzimin e zonave potenciale për zhvillim. Kjo strukturë duhet të analizojë: Trendet territoriale dhe urbanistike në territorin e bashkisë; Të dhënat e pronësisë së pasurive nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës; Niveli i zhvillimit ekzistues dhe vështirësitë në dhënien e lejeve të ndërtimit apo akteve të tjera zhvillimore.
Pas përfundimit të analizës, bashkia përgatit një dosje të plotë dokumentacioni që përfshin kërkesën për shpallje të zonës së zhvillimit, relacionin shoqërues, hartën në sistemin KRGJSH (manuale dhe digjitale), si dhe listën e aktiviteteve të mundshme ekonomike apo turistike që mund të zhvillohen në zonë. Dosja i dërgohet më pas ministrit përgjegjës për pushtetin vendor për shqyrtim dhe miratim.
Referuar udhëzimit, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, pas marrjes së kërkesës nga bashkia, verifikon përmbajtjen dhe përputhshmërinë ligjore të dokumentacionit dhe mund të kërkojë sqarime apo plotësime në rast të mungesave. Pas vlerësimit përfundimtar, ministri vendos nëse kërkesa do t’i propozohet Këshillit të Ministrave për shpalljen zyrtare të zonës së zhvillimit. Në rast refuzimi, arsyeja duhet të komunikohen me shkrim bashkisë përkatëse.
Në proces përfshihen gjithashtu disa institucione qendrore siç është Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, e cila do të shërbejë si sekretariat teknik për ndjekjen e procedurave; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila duhet të sigurojë të dhënat për pronësinë dhe të asistojë në hartëzimin e zonave; Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, që do të garantojë digjitalizimin dhe publikimin online të procesit.
Një element i ri i këtij udhëzimi është kërkesa për transparencë të plotë nga bashkitë. Çdo bashki është e detyruar të publikojë në faqen e saj zyrtare të gjitha nismat dhe dokumentet e lidhura me shpalljen e zonave të zhvillimit, në mënyrë që publiku, komuniteti lokal dhe investitorët potencialë të kenë akses në informacion. Po ashtu, bashkitë duhet të sigurojnë që procesi i identifikimit dhe analizës territoriale të kryhet në përputhje me parimet e konsultimit publik, efikasitetit dhe transparencës.
Po ashtu, udhëzimi i ri shfuqizon udhëzimin e mëparshëm të datës 19 qershor 2025, i cili rregullonte të njëjtën fushë, duke sjellë tashmë një procedurë më të unifikuar dhe të dixhitalizuar për të gjitha bashkitë.
Ky udhëzim tashmë është në fuqi, dhe pritet të krijojë një bazë të qartë ligjore për identifikimin dhe zhvillimin e zonave me potencial ekonomik, turistik dhe social, duke kontribuar në balancimin e zhvillimit rajonal dhe rritjen e investimeve vendase.
Greqia, 153 mln euro për fermerët - BE shpërndan subvencione për të forcuar sektorin e bujqësisë
Autoriteti grek për pagesat bujqësore (OPEKEPE) ka shpërndarë 153 milionë euro ndihmë bujqësore nga Bashkimi Evropian që prej muajit shtator, bëri të ditur......
Rezervat e bankave qendrore - Cilat shtete janë më të përgatitura ndaj krizave ekonomike?
Rezervat e bankave qendrore konsiderohen thelbësore për stabilitetin ekonomik global, pasi ato i ndihmojnë vendet të përmbushin detyrimet e tyre të bilancit......
Sa rëndësi ka Turqia si partner ekonomik për Shqipërinë? Shkëmbimet tregtare prekën vlerën e 1.2 miliardë dollarëve në vitin 2024
Marrëdhëniet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë janë forcuar ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit, duke e shndërruar Turqinë në një nga partnerët më të......
Turqia “pushton” Shqipërinë me investime/ Në harkun e një dekade kapitali nga ky vend është katërfishuar
Turqia është bërë vitet e fundit një nga investitorët kryesorë në vendin tonë duke zbritur nga “froni” Holandën apo Italinë. Në gjashtë muajt e parë të vitit......
Sa peshë kanë vendet e BE-së në tregtinë Shqiptare? Në vitin 2025 janë shkëmbyer deri më tani rreth 472 miliardë lekë mallra
Bashkimi Europian vijon të mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, megjithëse gjatë vitit 2025 është regjistruar një rënie e lehtë në peshën e......
Tregtia e energjisë në Evropë - Cilat shtete importojnë dhe cilat eksportojnë më shumë?
Bashkimi Evropian ka nisur të forcojë lidhjet energjetike midis vendeve anëtare për të përballuar sfidat e reja të sigurisë dhe klimës. Qasja e bashkuar e......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të jetë i paqëndrueshëm duke regjistruar një zbritje të kuotës teksa është blerë sot me 82.1 lekë dhe është......
Sistemi i Hyrje-Daljes “huton” udhëtarët - Ngatërresat me ETIAS u hapin rrugën mashtrimeve “online”
Bashkimi Evropian nisi të zbatojë më 12 tetor sistemin e ri të Hyrje-Daljes (EES), pas disa vitesh zvarritje të procesit. Sipas këtij sistemi, 29 vendet që......





