Shqipëria Postuar më 18 Shkurt 2025, 14:46

Cilat do të jenë risitë në tregun e sigurimeve?-Komisioni i Ekonomisë diskuton ndryshimet në ligj

Nga Ledina Elezi

Cilat do të jenë risitë në tregun e sigurimeve?-Komisioni i

Masa të reja do të ndërmerren për të rritur informimin dhe transparencën e shoqërive të sigurimit ndaj publikut. Në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat janë diskutuar disa nga shtesat dhe ndryshimet në ligjin e vitit 2014 për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit.

Deputetja Pranvera Resulaj listoi disa nga risitë që do të sjellin këto ndryshime, duke filluar që nga transparenca, informimi, apo forcimi i sistemit të administrimit të rrezikut.

Pranvera Resulaj, Deputete e Partisë Socialiste: “Duke ju referuar në mënyrë të përmbledhur risive që sjell ky projektligj, do të listoj së pari forcimin e sistemit të administrimit të rrezikut. Risia e tretë lidhet me zgjerimin e shkallës së informimit dhe transparencës së shoqërisë së sigurimit ndaj konsumatorit. Projektligji parashikon zgjerimin e kërkesave për informim dhe transparencë në kuadër të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve dhe përafrimit me direktivën 2016/97 për shpërndarjen në sigurime”.

Sipas Zëvendësministres së Financave, ndryshimet e këtij ligji janë bazuar në praktikat më të mira të vendeve evropiane, ndërsa deri në vitin 2030 synohet edhe përafrimi i plotë me direktivën e BE-së.

Adela Xhemali, Zëvendësministre e Financave:“Brenda vitit 2027-2030, edhe si pjesë e kapitullit përkatës do të duhet të ndryshohet ligji 100%, pra ky është vlerësuar opsioni më i mirë, me ndryshime të ndërmjetme dhe jo me një ligj të ri 100%, dhe këto ndryshime rregullatore janë të mjaftueshme për këtë moment të zhvillimit të sektorit”.

Veprimtaria e tregut të sigurimeve po përjeton një sërë ndryshimesh kohët e fundit, teksa këtë vit hyri në fuqi edhe rregullorja e re e sigurimit të makinave, e cila parashikon llogaritjen e primit mbi bazën e faktorëve të riskut. 

 

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......