“Certifikimi i produkteve bujqësore rrit shitjet” - Balluku, në kompaninë e luleshtrydheve: Bashkërendimi me agronomët dhe fermerët, thelbësor
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka vizituar në zonën e Kafaraj në Fier, kompaninë më të madhe në vend për importin e fidanëve të luleshtrydheve, si dhe eksportin e këtij fruti.
Balluku e vendosi theksin te rëndësia e analizimit dhe certifikimit të produktit, që sipas saj i ka sjellë suksesin kompanisë.
“Është shumë e rëndësishme që keni mundur të bashkërendoni punët, bashkërendimi që bëni me agronomët dhe më pas me fermerët, që gjithçka është e kontrolluar nga inputet, te pesticidet dhe gjithçka tjetër sigurisht kjo ju sjell suksesin. Tregu bujqësor prek konsumatorët direkt. Ne jemi në një zonë, rajon do thoja me konkurrencë të lartë nga të gjitha territoret fqinje, kështu që është normale si çdo treg që të ketë stërkëmbëshat e vet, por e vërteta del në sipërfqe. Ju vazhdoni punën e mirë sepse del në sipërfaqe e vërteta, edhe analizat ndodhin, edhe tregu e vlerëson produktin e mirë. Sot produktet biologjike janë më të rëndëishme se gjithçka tjetër, sot edhe konsumatorët janë të drejtuar drejt produkteve biolgjike. Dikur ishte fat të gjeje ndonjë prodhim fshati, tani të gjithë kërkojnë prodhime fshati dhe certifikimet. Të gjitha hapat, të cilat i vendosin në një kornizë të mbrojtur produktet konsumatorët janë në benefitet tuaj për shitjen dhe shpërndarjen”, - tha Balluku.
Për këtë sezon, kompania e vizituar nga Balluku ka sjellë në Shqipëri afro 2 milionë fidanë.

“Të bëhemi një vend që vepron si të ishte anëtar” - Rama, në Konferencën për Qeverisje: I rëndësishëm është udhëtimi në BE
Në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, kryeministri Edi Rama gjatë panelit të diskutimit për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit, u......

Pasuritë e paluajtshme “përthithin” 34% të investimeve - BSH: Rritet pesha e këtij sektori. Flukset nga jashtë arrijnë në 398 mln euro
Në 398 milionë euro ka arritur vlera e investimeve të huaja direkte në fund të tremujorit të dytë, pa lëvizje të konsiderueshme ose vetëm 0.3% më lart se......

“Masakër mjedisore, zjarrvënësit të ndëshkohen” - Avokati komenton paketën e masave për mbrojtjen e territorit
Ndërtimet pa leje dhe zjarrvënia e qëllimshme janë dy çështjet kryesore ku është përqëndruar paketa e re e masave ligjore për mbrojtjen e......

Të huajt shpenzuan në Shqipëri 2.1 miliardë euro/ Në gjysmën e parë të vitit bilanci neto vlerësohet në rreth 800 milionë euro
Turizmi në Shqipëri për gjysmën e parë të vitit 2025 ka treguar një performancë të mirë, duke reflektuar një rritje të vazhdueshme të interesit të vizitorëve......

320 mln lekë për rrjetin elektrik në Shkodër - OSSH hap tenderët, në fokus përmirësimi i furnizimit me energji në Velipojë
Me një fond limit prej 321 mln lekë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur dy procedura tenderuese, me fokus investimin për përmirësimin e rrjetit......

Hapet programi i vetëpunësimit - Të rinjtë me ide të reja biznesi, financim deri në 1 milionë lekë
Të rinjtë e papunë, që kanë një ide të qartë për një biznes të ri, tashmë kanë një mundësi konkrete për ta vënë atë në zbatim. Programi i vetëpunësimit, i......

7,901 shqiptarë u kthyen nga Evropa në 2024 - Ndryshon profili i emigracionit. Kthimet e shtetasve për arsye ligjore apo deportimi, në rënie
Gjatë vitit të kaluar rezultojnë të jenë kthyer më pak shqiptarë nga vendet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave nga Profili Vjetor i......

Vera mbaroi, por “bregdeti” në krizë për punonjës - AKPA: Në ditët e para të shtatorit, mbi 20 kërkesa për staf shërbimi
Edhe pse sezoni turistik ka hyrë në javët e tij të fundit dhe flukset e turistëve kanë filluar të bien ndjeshëm, baret dhe restorantet në zonat bregdetare......