Shqipëria Postuar më 16 Korrik 2025, 13:45

Certifikimi global GAP i produkteve/ AZHBR: Financim 50% i kostove për fermerët!

Nga Edel Strazimiri

Certifikimi global GAP i produkteve/ AZHBR: Financim 50% i kostove për

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, publikoi listën e 25 përfituesve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025, për masën 7: Implementimi dhe certifikimi global GAP, e cila është një patentë për eksporte të sigurta dhe me vlerë të lartë.

Sipas AZHBR-së, masa e përfitimit për certifikimin individual është 50% e vlerës totale të faturës tatimore, deri në shumën 175,000 lekë, për sipërfaqe jo më pak se 1 hektar. Ndërsa, masa e përfitimit për certifikimin në grup fermerësh do të jetë deri në 500,000 lekë, për grupe fermerësh prej 10 anëtarësh me sipërfaqe jo më pak se 3 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 ha në fushë të hapur.

Nga ana tjetër, masa mbështetëse do të jetë deri në 700,000 lekë për grupe fermerësh prej 20 anëtarësh, me sipërfaqe jo më pak se 15 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 30 ha në fushë të hapur.

Qeveria për vijon edhe këtë vit të mbështesë certifikimin e produkteve bujqësore me standardet europiane, si faktor i rëndësishëm në nxitjen e eksporteve të sigurta “Made in Albania”, drejt tregjeve ndërkombëtare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat