Shqipëria Postuar më 16 Dhjetor 2025, 10:00

Certifikimet, fokus për bizneset në BE - Pilku: Standardet dhe investimet, çelësi për eksportin

Nga Diamila Leka

Certifikimet, fokus për bizneset në BE - Pilku: Standardet dhe

Për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, bizneset prodhuese, por jo vetëm, do duhet të kenë edhe certifikimet e duhura për të arritur në standarde europiane. Por sa të rëndësishme janë certifikimet për fermat dhe bizneset që duan të eksportojnë në BE?

"Ju e ngrini pyetjen me të drejtë kur e thoni certifikimi dhe standardet për tregun europian. Por ne duhet të mendojmë edhe për tregun shqiptar. Pra, nëse ligjshmëria të kërkon që ti duhet tëkesh një certifikim HAASAP, ashtu siç është në bazën ligjore të ligjit të ushqimit në Shqipëri, je i detyruar ta mbash. Nëse ti duhet të mbash ato shënimet, që ne i themi të jenë pjesë e gjurmueshmërisë, ti je i detyruar që t’i mbash. Pra, unë do thoja që në fillim e rëndësishme dhe e detyrueshme janë ato standardet që BE na i kërkon, janë ato standarde minimaliste që na kërkon BE. Pastaj kuptohet që sipërmarrja europiane dhe botërore ka dhe certifikimet e tyre që janë certifikime vullnetare, jo të detyrueshme, por që ti nuk mundesh të bëhesh pjesë e një tregu, e një marketimi global nëse ti nuk ke standard më të larta siç t’i mund jetë ISO 9001, siç mundtë jetë Global GAP, pra ë gjitha këto janë pjesë që Shqipëria do të jetë e detyruar t’i plotësojë për t’i konkuruar," tha Ilir Pilku Ekspert Agrobiznesi.

Eksperti Pilku thekson se investimet në kushte higjieno-sanitare, trajtimin e mbetjeve dhe modernizimin e teknologjisë përbëjnë çelësin kryesor për suksesin e sektorit agroushqimor. Vetëm përmes këtyre hapave, fermat dhe bizneset shqiptare mund të rrisin besueshmërinë e produkteve të tyre dhe të zgjerojnë praninë në tregun e Bashkimit Europian.

“Rekomandimi që unë kam është që, të bëjmë një verifikim, një analizë të bizneseve, dhe patjetër duhet të fillojnë në mënyrë të shpejt të investojnë, në teknologji, në ambientet e duhura, kryesisht të kushteve higjeno-sanitare, dhe të trajtimit të mbetjeve të cilat janë të treja kushtet më kryesore që një produkt, dhe një kompani, mundet të tregtohet në BE. Investimet duhet të jenë kyçi i suksesit të biaznesit agroushqimor në Shqipëri.”

Vetëm përmes këtyre hapave, fermat dhe bizneset shqiptare mund të rrisin besueshmërinë e produkteve të tyre dhe të zgjerojnë praninë në tregun e Bashkimit Europian.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat