Centrali diellor i Belshit - Impianti 50 MWp nga KESH, lidhet kontrata për shërbimet mbështetëse

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka lidhur kontratën për ofrimin e shërbimeve mbështetëse për parkun fotovoltaik të Belshit, duke shënuar një tjetër hap në ecurinë e investimit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Kontrata lidhet me asistencën teknike për zbatimin e projektit dhe jo me ndërtimin e vetë centralit diellor, procedura e të cilit nuk është hapur ende.
Sipas njoftimit të publikuar në portalin elektronik të prokurimeve të BERZH-it, konsulenti do të mbështesë KESH-in në ngritjen dhe funksionimin e Njësisë së Zbatimit të Projektit, zhvillimin e procedurave të prokurimit, mbikëqyrjen e kontratave, përmbushjen e detyrimeve ndaj financuesve, si edhe monitorimin e standardeve mjedisore dhe sociale gjatë zbatimit të investimit.
Ndërkohë, tenderi kryesor për projektimin, ndërtimin dhe vënien në punë të parkut fotovoltaik me kapacitet 50 MWp në Belsh mbetet ende në pritje.
Projekti i parkut fotovoltaik të Belshit ka një vlerë totale prej rreth 41.7 mln euro. Financimi mbështetet nga një kredi sovrane prej 30 mln euro e BERZH-it, një grant prej 9.25 mln euro nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, ndërsa pjesa tjetër financohet nga KESH.
Impianti synon të rrisë kapacitetet gjeneruese të KESH-it, duke diversifikuar prodhimin vendas të energjisë, i cili mbështetet kryesisht tek hidrocentralet. Sipas dokumenteve të projektit, energjia e prodhuar do të përdoret për përmbushjen e Detyrimit të Shërbimit Publik, ndërsa prodhimi i parkut pritet të përfaqësojë rreth 1% të prodhimit vjetor kombëtar të energjisë elektrike.
Kursi i këmbimit/ Forcohet Dollari amerikan. Franga zvicerane humbet pikë
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes duke u forcuar në raport me ditën e hënë teksa është blerë me 81.8 lekë dhe është shitur me......
Check-Up pa kufi moshe, nisma të reja për të moshuarit - Linjë këshillimi dhe Geriatri, paketë e re për moshën e tretë
Qytetarët mbi moshën 70 vjeç pritet të përfshihen për herë të parë në programin kombëtar të Check-Up falas. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale......
Modeli evropian i solidaritetit po dështon - Mekanizmi i mbrojtjes civile kundër zjarreve duhet rishikuar
Komisioni Evropian ka paralajmëruar se kapaciteti për shuarjen e zjarreve po vihet në provë deri në kufijtë e tij, pasi zjarret e mëdha në Spanjë dhe Francë......
617 mijë vizitorë në sitet kulturore në gjashtë muaj - Ministri Gonxhja: Vizitorët shtohen, por ritmi bie në qershor
Shqipëria vijon të mbetet një destinacion në rritje për turizmin kulturor. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, sitet kulturore në vend janë vizituar......
Gushti, temperatura mbi normalen! - Netë tropikale në vendet mesdhetare. Edhe Britania në 35 gradë
Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e kontinentit ka pasur......
Spanja thyen rekorde në turizëm - Por, një në tre spanjollë nuk mund të përballojë pushimet
Spanja pritet të thyejë rekorde të reja në turizëm këtë verë, por një në tre banorë nuk mund të përballojë të kalojë një javë larg shtëpisë me pushime. Midis......
Italia riaktivizon uljen e akcizës për karburantet - Nëse çmimet qendrojnë të larta, do të merren masa të tjera lehtësuese
Italia ka riaktivizuar uljen e përkohshme të akcizës për naftën, mes protestave të përhapura në shumë qytete, kundër kostove në rritje të energjisë dhe......
“5 dyqanet”, ulje deri në 30% për fruta-perimet/ Nju Jork, Mamdani njofton nismën për uljen e kostove të jetesës
Plani i kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, për të hapur një rrjet dyqanesh ushqimore në pronësi të bashkisë ka ngjallur reagime të forta. Kritikët......

