Centralet e rinj, 262 MW iu shtuan prodhimit vendas - Ndikimi nga rritja e impianteve diellore, privati zotëron 55% të totalit

Rreth 262 MW iu shtuan kapacitetit prodhues vendas të energjisë elektrike gjatë vitit 2025, duke arritur një total prej 3478 MW. Sipas Entit Rregullator të Energjisë rritja e kapacitetit të instaluar përgjatë vitit erdhi kryesisht si rezultat i shtimit të burimeve të rinovueshme të energjisë elektrike fotovoltaike, të lidhura si në rrjetin e transmetimit, ashtu edhe në rrjetin e shpërndarjes.
Me shtimin e centraleve të rinj, prodhuesit privatë përbëjnë rreth 55% të këtij kapaciteti, ndërsa kapaciteti prodhues i energjisë elektrike i kompanisë publike KESH është 1563 MW dhe përbën rreth 45% të totalit.
Ndërkaq, prodhimi total neto vendas i energjisë elektrike i realizuar për vitin 2025 është 7467 GWh, rreth 50% e të cilit u prodhua nga KESH dhe 50% nga prodhuesit e tjerë.
Në raport me vitin 2024 prodhimi pësoi rënie me 369 GWh, duke nxjerrë edhë njëherë në pah varësinë që ka prodhimi i energjisë elektrike në vendin tonë nga kushtet e motit.
Konsumi total i energjisë elektrike në vitin 2025 arriti në vlerën prej 8345 GWh, duke pësuar rritje me 175 GWh në raport me një vit më parë. Konsumi i energjisë elektrike realizohet nga konsumatorët që furnizohen në tregun e rregulluar dhe konsumatorët të cilët furnizohen në tregun e liberalizuar.
“Milionerët” e bankave, kush i ka lekët? Reth 137 mijë depozitues mbajnë 59% të kursimeve të sigurueshme
Në bankat shqiptare kursimet po rriten, por bashkë me to po bëhet më i dukshëm edhe hendeku mes depozituesve. Raporti Vjetor për vitin 2025 i Agjencisë së......
Lehtësohen kostot për sipërmarrjet - Mbështetje për biznesin pas rritjes së pagës minimale
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se qeveria ka ndërmarrë një skemë mbështetëse për bizneset, e cila synon të lehtësojë kostot......
Ngadalësohen negociatat? - Rama: Ide e krijuar nga media “Të rinjtë shqiptarë do të trajtohen njësoj si europianët”
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë lidhur me procesin e negociatave për integrimin e Shqipërisë. Në fjalën e tij, kreu I qeverisë......
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit në BE, Shqipërisë po i buzëqesh fati
Kryeministri Edi Rama u shpreh ka nuk ka ngadalësim në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në bashkëbisedim me......
Gjermanët blejnë karburant më lirë në Poloni - Kushton 0,8 euro për litër më pak se në vendin e tyre
Drejtuesit gjermanë të automjeteve u dyndën përtej kufirit drejt Polonisë të mërkurën në kërkim të karburantit më të lirë, pasi çmimet u rritën disa cent për......
Çmimi i naftës rritet me gati 7% - Ndikuar nga fjalimi i Donald Trump
Çmimet e naftës u rritën me gati 7% të enjten, pasi Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdonin sulmet ndaj Iranit pa u zotuar për një......
Luhatje në tregun valutor – Dollari amerikan forcohet sërish
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje këtë mëngjes sikurse edhe ditën e djeshme duke u blerë sot me 82.5 lekë dhe duke u shitur me 83.5 lekë sipas......
Takim teknik Shqipëri–Greqi në Athinë: Përparon zbatimi i marrëveshjes për “Green Lanes”
Administrata Doganore Shqiptare dhe ajo greke zhvilluan një takim teknik në Athinë për të avancuar zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në fushën......


