Shqipëria Postuar më 26 Dhjetor 2025, 11:40

Centralet diellore, aplikime të reja për 135 MW - Interesi për impiante në Fier, Sarandë dhe Libohovë. Nuk përfitojnë nga masat mbështetëse

Nga Ola Mitre

Centralet diellore, aplikime të reja për 135 MW - Interesi për

Interesi i sektorit privat për ndërtimin e centraleve fotovoltaike vijon të mbetet i lartë edhe në fund të vitit 2025, me tre aplikime të reja të depozituara pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e impianteve diellore, të cilat nuk janë objekt koncesioni dhe nuk përfitojnë nga masat mbështetëse shtetërore.

Sipas njoftimeve zyrtare të publikuara nga MIE, shoqëria “I&N ENERGY” sh.p.k. ka paraqitur aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 25 MW, në Darëzezë të Fierit. Një tjetër aplikim është dorëzuar nga shoqëria “PARK SOL ENERGY” sh.p.k., e cila synon ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet 50 MW në Sarandë, ndërsa shoqëria “HD SOLAR” sh.p.k. ka aplikuar për ndërtimin e një centrali diellor me kapacitet të instaluar 60 MW në Njësinë Administrative Qendër Libohovë.

Në total, tre projektet e reja përfaqësojnë një kapacitet të instaluar prej 135 MW dhe konfirmojnë vijimësinë e interesit për investime në energjinë diellore në vendin tonë, kryesisht përmes projekteve që zhvillohen jashtë skemave mbështetëse të shtetit.

Aktualisht, energjia diellore është ende pak e shfrytëzuar nga impiantet e mëdhenj, por pavarësisht kësaj, pesha e saj në prodhimin total të energjisë është rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2024, rreth 6.25% e energjisë totale të vendit u prodhua nga centralet diellore, ku peshën më të madhe e mban Centrali Fotovoltaik i Karavastasë, i cili gjeneroi 53% të energjisë diellore të prodhuar në shkallë kombëtare.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat