“Centrale energjetike brenda kullotave” - Hyn në fuqi ligji i ri, lejon zhvillimin e këtyre projekteve
Brenda fondit kullosor do të lejohet ndërtimi i centraleve diellore dhe atyre të erës”. Ligji i ri është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke iu hapur rrugë zbatimit të tij.
Ndryshimet u bënë pas kërkesës së deputetes së Partisë Socialiste, Edona Bilali, që përmes një projektligji kërkoi lejimin e veprimtarive që lidhen me prodhimin e energjisë së rinovueshme e që deri më tani ishin të ndaluara për t’u zhvilluar brenda këtyre sipërfaqeve.
Sipas deputetes, ndryshimi i propozuar bazohej në kërkesat e bëra për ndërtimin e parqeve fotovoltaike dhe eolike në fondin kullosor.
Ndërkaq, sipas variantit të miratuar sipërfaqe të caktuara dhe toka të fondit kullosor mund të jepen në përdorim për të zhvilluar në to veprimtari shoqërore, shëndetësore, sportive e turistike dhe për prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Për lejimin e ushtrimit të veprimtarive që lidhen me prodhimin e energjisë së rinovueshme në fondin kullosor shtetëror janë njësitë e qeverisjes vendore që do të ndjekin procedurat ligjore përkatëse për dhënien e së drejtës së përdorimit.
Paralelisht, ligji i ri përcakton se në rastet kur në fondin kullosor publik dhe privat janë miratuar vendimmarrje të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit për zhvillime turistike, nuk ndiqet procedura e heqjes nga fondi kullosor, por struktura e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave bashkiake, pasi merr dijeni, bën azhurnimin kadastral në kadastrën e fondit kullosor.
Sondazh

SHBA kufizon eksportet e çipeve në Kinë - Vendimi synon të pengojë avancimin e Pekinit në sektorin ushtarak
Shtetet e Bashkuara vendosën kufizime të reja për eksportet e çipeve dhe pajisjeve gjysmëpërçuese në Kinë, duke shënuar goditjen më të fundit të......

“11 milionë turistë në 11 muaj” - Kumbaro: Të ardhurat janë rritur me 34% në 2 vjet
Shqipërinë e kanë vizituar rreth 11 milionë shtetas të huaj nga fillimi i vitit e deri në fund të nëntorit. Sektori, që shihet gjithmonë e më shumë si ai që......

“Çmime më të ulëta për qytetarët, më shumë akses në treg” - Ndryshon ligji për konkurrencën. Përafrohet me legjislacionin e BE
Bizneset e vogla dhe të mesme, do të përfitojnë nga një mjedis më i drejtë biznesi dhe konkurrues, si dhe do të kenë më shumë mundësi për hyrje në treg. Kjo......

Shoqëritë e kursim kreditit u zgjeruan me 8.8%/ Aktivet arritën në 16.4 miliardë lekë në tremujorin e tretë.
Referuar bilancit sektorial të shoqërive të kursim-kreditit, publikuar nga Banka e Shqipërisë, aktivet gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024 kanë arritur......

Jaka-sipërmarrësve: Të bëjmë një prindërim të mirë, për një të ardhme më të ndritur! Të ndalim ikjen e punëtorëve!
Në 128 vjetorin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Kryetari Nikolin Jaka përçoi disa mesazhe të rëndësishme. Ai u ndal në një analizë të detajuar......

Dajti, Kashari e Farka u shtuan me rreth 6 mijë banorë në vit/ Shifrat e Censit: Trendi i periferisë “boshatisi” lagjet e vjetra të Tiranës
Në vitet e fundit, disa zona të Tiranës kanë përjetuar një rritje të konsiderueshme të popullsisë, ku duket qartë tendenca e zhvendosjes drejt periferisë dhe......

OpenAI bashkëpunon me industrinë e mbrojtjes - Partneriteti do të përdorë IA për të identifikuar kërcënimet ajrore
Përhapja e inteligjencës artificiale në industrinë e mbrojtjes po merr një nxitje nga partneriteti i ri i OpenAI me Anduril Industries. Kompania e......

Dekarbonizimi dhe kursimi i energjisë në ndërtesa - Organizatat, propozim për planin e rinovimit dhe grantet mbështetëse
Teksa, një ligj i ri “Për performancën energjetike të ndërtesave“ është nxjerrë për konsultim publik, organizatat e shoqërisë civile kanë dhënë komente dhe......