Shqipëria Postuar më 30 Prill 2025, 18:20

Centrale diellore në Fier dhe Kolonjë - Qeveria miraton projektet me fuqi 54 MW, 2% të energjisë do ia japin falas shtetit

Nga Ola Mitre

Centrale diellore në Fier dhe Kolonjë - Qeveria miraton projektet me

Qeveria ka miratuar ndërtimin e 2 centraleve diellore në Povelçë të Fierit dhe në Bashkinë e Kolonjës, me kapacitet total të instaluar prej 54 MW. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave parku fotovoltaik i Fierit do të ketë fuqi të instaluar 30 MW dhe do të zhvillohet nga kompania ““EZ-5 ENERGY”, ndërsa centrali i Kolonjës me aplikues “GET SOLAR SOLUTION” do të ketë një fuqi prej 24 MW.

Veprat energjetike nukdo të jenë objekt koncesioni dhe nuk përfitojnë nga masat mbështetëse, çka do të thotë se nuk e kanë të garantuar blerjen e energjisë nga shteti, lehtësime që lidhen me marrjen e lejeve apo lidhjen me rrjetin elektrik.

Vendimet përcaktojnë se shoqëritë do t’i japin falas, në formë rente, ministrisë përgjegjëse për energjinë 2 % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit.

Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projekteve.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat