Centrale diellore edhe në tokë bujqësore - Gati projektligji që i hap rrugë ndërtimit të agrivoltaikëve
Ndërtim i centraleve diellore brenda tokave bujqësore e pyjore, livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore do të jetë një aktivitet i lejuar.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin që i hap rrugë dhënies me qira të këtyre tokave, pasi deri më tani kjo veprimtari nuk lejohej të zhvillohej. Paralelisht ligji parashikon ndryshime edhe për lejimin në tokën shtetërore edhe për teknologjitë e tjera, që janë: akuaponia (kombinim i akuakulturës dhe hidroponisë), aeroponia dhe hidroponia.
Sipas relacionit shoqërues, ndryshimet kanë lindur si nevojë për të harmonizuar dispozitat ligjore me legjislacionin për investimet strategjike. Kjo pasi, në legjislacionin e investimeve strategjike, të gjithë subjektet që marrin statusin e investitorit strategjik, i referohen legjislacioneve sektoriale për lidhjen e autorizimeve dhe kontratave. “Në rastin, kur investitori ka marrë statusin e investitorit strategjik për projektet për zhvillimin e aktivitetit bujqësor, si dhe të akuaponisë në tokë bujqësore, ka patur një pengesë ligjore për lidhjen e kontratës nga ana e institucionit të MBZHR-së, për shkak se bie ndesh me legjislacionin sektorial të qiradhënies së tokës në pronësi shtetërore”, - thuhet në dokument.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përdorimi i këtyre teknologjive të reja do të sjellë rritjen e investimeve dhe prodhimit bujqësor si dhe një qasje të re të bujqësisë në vend duke shfrytëzuar jo vetëm sipërfaqet e tokës bujqësore por dhe duke zhvilluar kultivimin e bimëve dhe mbi tokë.
Sondazh

“Gjermania nuk mund të arrijë objektivat klimatikë” - Emetimet në sektorin e transportit, ndërtimit pengojnë progresin
Gjermania do të dështojë në arritjen objektivave të saj klimatikë për vitin 2030, nëse nuk zbatohen ndryshime të rëndësishme politike, thanë këshilltarët e......

Investime të huaja në industrinë ushtarake? - Fuqizohet Komiteti i Sigurisë/ Cilat janë kompetencat e reja që merr në fushën e mbrojtjes
Komiteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë, i krijuar me ligj si një hallkë e rëndësishme në marrjen e vendimeve sa i takon garantimit të interesave të vendit në këtë......

Gonxhja: Operatori i Blerjeve të Përqendruara vlerësim pozitiv në raportin e OECD/SIGMA
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri me dije sot në Facebook se “raporti më i fundit i OECD/SIGMA vlerëson progresin e......

“Evropa, humbësi i madh” - BQE: Bashkimi Evropian do të vuajë pasojat e luftës tregtare SHBA-Kinë
Normat e interesit të Bankës Qendrore Evropiane kanë mundësi të bien më tej ndërsa inflacioni zbutet, thanë burimet zyrtare të institucionit, duke......

Trump nënshkruan urdhrin për sanksionimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale lidhur me hetimet ndaj Izraelit!
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare lidhur me hetimet ndaj......

Shkencëtarët zbulojnë në Shqipëri liqenin më të madh termal nëntokësor në botë!
I vendosur në Shqipërinë jugore, liqeni shtrihet 138.3 metra në gjatësi dhe 42 metra gjerësi, duke mbajtur rreth 8,335 metra kub ujë termal të pasur me......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 94.7 lekë dhe është shitur me 96 lekë duke regjistruar rritje nga dita e djeshme teksa e mbyll këtë javë......

Investitorët amerikanë, studim për energjinë e erës në Shqipëri-Mullaj: Parashikohet një investim fillestar rreth 700 mln dollarë
Kryeministri Edi Rama disa javë më parë njoftoi një investim të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e energjisë. I ftuar në emisionin Box to......