Central i madh diellor në Fier- Miratohet projekti me fuqi 21 MW, 2% të energjisë do ia japë falas shtetit
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali diellor të madh në Sheq Marinas të Fierit. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave parku fotovoltaik do të ketë fuqi të instaluar 21 MW dhe do të zhvillohet nga kompania “Prosol”. Vepra energjetike nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, çka do të thotë se nuk e ka të garantuar blerjen e energjisë nga shteti, lehtësime që lidhen me marrjen e lejeve apo lidhjen me rrjetin elektrik.
Sipas vendimit afati i pritshëm i vënies në punë i impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajve, ndërkohë që afati i operimit është 49 vjet nga hyrja në fuqi e vendimit të qeverisë. Po ashtu, përcaktohet se shoqëria do t’i japë falas, në formë rente, ministrisë përgjegjëse për energjinë 2 % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit.
Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit.
Aktualisht, energjia diellore nga impiantet e mëdhenj, ku futen centralet me fuqi të instaluar mbi 15 MW është pak e shfrytëzuar në vendin tonë. Në total, në prodhim janë 3 impiante: centrali fotovoltaik i Karavastasë, me fuqi të instaluar 140 MW, si dhe Blue 1 dhe Nova Solar, me nga 50 MW secili.
Sondazh

Profesionistët e lirë, kur tatohen me 23% të të ardhurave?- Shembulli/ Kush ka më pak se tre klientë quhet i punësuar
Pavarësisht se të vetëpunësuarit nuk tatohen mbi fitimin, për ata që kanë një numër të kufizuar klientësh, norma tatimore mund të shkojë deri 23 %. Udhëzimi......

Kush mund të tregtojë armë në Shqipëri?- Qeveria vendos kritere të reja për licencimin
Qeveria ka miratuar vendimin që ka për qëllim të rregullojë procesin e licencimit dhe autorizimit të operatorëve ekonomikë që merren me veprimtarinë e......

“Rikthimi” i erës mund të kufizojë përdorimin e gazit- Prodhimi ra me 7% në janar, duke favorizuar burimet alternative
Prodhimi i energjisë elektrike nga era në të gjithë Evropën ra me mbi 7% në janar nga i njëjti muaj i vitit 2024, duke privuar prodhuesit rajonalë të......

Italia, projektligj për reduktimin e orarit të punës- Nga 40 në 32 orë në javë, propozimi përfshin ulje kostosh për punëdhënësit
Italia po diskuton një projektligj që parashikon reduktimin e orarit të punës nga 40 në 32 orë në javë, duke ruajtur të njëjtën pagë. Kjo përfshin dhe......

Banka Botërore i jep 120 milionë dollarë Shqipërisë- Mbështetje për reformat. Tre sektorët që përfitojnë
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi Programin e Dytë të Politikave për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Gjelbër (DPL), me një financim prej......

Google konsumoi rreth 23 mld litra ujë në 2024- Burimet ujore u përdorën për qendrat e të dhënave të kompanisë
Qendrat e të dhënave të Google në mbarë botën konsumuan 22.7 miliardë litra ujë në vitin 2024. "Raporti i Mjedisit" i kompanisë tregoi një rritje vjetore......

Minierat ukrainase “shpresojnë” për marrëveshje me Trump- Por investitorët ngurrojnë për shkak të sfidave ekonomike e të sigurisë
Ndërsa Presidenti Donald Trump kërkon një marrëveshje për tokat e rralla dhe mineralet kritike të Ukrainës në këmbim të mbështetjes së SHBA-së në luftën......

Linjat ajrore, kundër kompensimit të pasagjerëve- Kompanitë i kërkojnë Trump të mbyllë rishqyrtimin e administratës Biden
Linjat ajrore të mëdha amerikane i kërkuan Departamentit të Transportit të SHBA-së të braktisë një rishikim të nisur nga administrata e Biden, që lidhet me......