Shqipëria Postuar më 23 Shtator 2025, 11:49

Central eolik 603.9 MW në Tropojë/ Aplikimi në MIE, nuk përfiton nga masat mbështetëse

Nga Ola Mitre

Central eolik 603.9 MW në Tropojë/ Aplikimi në MIE, nuk

Shoqëria “ERALB INVEST”, që synon të ndërtojë një park të madh eolik në vend, ka paraqitur zyrtarisht aplikimin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për një impiant me kapacitet të instaluar 603.9 MW.

Sipas interesit të shprehur, projekti pozicionohet në Bashkinë e Tropojës, ndërsa në rast të finalizimit të procedurave nuk do të përfitojë nga masat mbështetëse, pasi nuk është objekt koncesioni. Këtu përfshihet lehtësimi në sigurimin e dokumentacionit, blerje e garantuar e energjisë së prodhuar, etj.  

Gjithsesi, kompania synon marrjen e statusit Investitor Strategjik, pasi në dhjetor të vitit 2023 Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi projektin si potencialisht të tillë.  Kompania ka aplikuar pranë KIS, për një park të kombinuar eolik dhe fotovoltaik në Tropojë, me një kapacitet total të instaluar prej 826 MW, por aplikimi i fundit i bërë pranë ministrisë i përket vetëm pjesës së centralit që synon të prodhojë energji nga era.

Vlera e investimit të projektit me potencial strategjik përfshirë dhe impiantin diellor parashikohet të jetë 1.2 miliardë euro, ndërsa synon të realizohet në një sipërfaqe prej 384.6 ha të shtrirë në fshatrat Viçidol, Berishë, Luzhë dhe Paç, në Bashkinë e Tropojës.

Studimet e deritanshme tregojnë se vendi ynë ka kushte të favorshme për zhvillimin e energjisë eolike, por deri më tani nuk ka ende një central që ka hyrë në prodhim.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat