“Cashless Albania 2030”, nisma synon të rrisë përdorimin e pagesave digjitale nga qytetarët dhe bizneset

Shqipëria po hedh hapat drejt një ekonomie gjithnjë e më digjitale, përmes një programi kombëtar që synon të lehtësojë pagesat për qytetarët dhe bizneset dhe të modernizojë infrastrukturën financiare të vendit. Terminale POS, QR, platforma online dhe pagesa të menjëhershme do të bëhen pjesë e përditshmërisë, ndërsa Banka e Shqipërisë siguron se efektet do të jenë pozitive.
Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë tha se “Programi është diskutuar me ministren e ekonomisë por edhe të financave. Ne i kemi ndërmarrë disa hapa, por nga ky moment e më tej do të jetë impementimi i pagesave të shpejta që po punojmë me Bankën e Italisë.”
Qëllimi i programit është rritja e përdorimit të pagesave digjitale, reduktimi i informalitetit, përmirësimi i informimit dhe edukimit financiar me qëllim rritjen e përfshirjes financiare, si dhe stimulimi i krijimit të një infrastrukture efikase elektronike.
Ndërsa Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit u shpreh se “Ne kemi filluar, maj qershor një projekt me mastercard, i cili synon gjithashtu rritjen e përdorimit të pagesave elektronike, rritjen e përdorimit me kartë nëpërmjet rritjes së numrit të POS, edhe në sektorë të targetuar që janë kryesisht sektorë të lidhur me tregtinë, me HORECA, pra me sektorë që lidhen me pagesat me para në dorë. Gjithashtu dhe visa ka pasur iniciativa për t’u përfshirë në program, por ndërkohë të gjitha bankat aktualisht kanë programe për nxitjen e pagesave elektronike, kanë programe të cashback në ditë të caktuara.”
Ndër objektiva e programit është mbulimi universal me terminal POS deri në 2028, më shumë se 60% e pagesave të jenë digjitale, si dhe 100% e institucioneve publike të pranojnë pagesa digjitale
Kreditë për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Malaj: Investim strategjik për lidhje ndërkombëtare
Kuvendi pritet të miratojë sot dy marrëveshje kredie dhe një marrëveshje granti për financimin e një prej projektet më të rëndësishme hekurudhore, siç është......
Parku fotovoltaik solar i KESH-it në Belsh, marrëveshja e garancisë kalon në Kuvend
Ministri I Financave Petrit Malaj, u ka kërkuar deputetëve në Kuvend miratimin e marrëveshjes së garancisë me BERZH për ndërtimin e një parku fotovoltaik......
Ministri Salla takim me përfaqësues të Bankës Botërore për ecurinë e projektit CRAD
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, zhvilloi sot një takim pune me z. Sameh Naguib Wahba, Drejtor Rajonal i Praktikës për Planetin në......
Adoleshentët, përballë teknologjisë - A është zgjidhje bllokimi i rrjeteve sociale?
Përdorimi I rrjeteve sociale nga adoleshëntët është kthyer në një problem global. Shumë vende po tentojnë t’i ndalojnë për të miturit, duke vendosur limit......
Cilat janë katër prioritetet e tregtisë rajonale? - Shqipëria merr drejtimin e CEFTA-s në 2026
Shqipëria pritet të marrë Presidencën e Radhës së CEFTA-s në vitin 2026. Por cfarë është CEFTA? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë për Evropën Qendrore (CEFTA),......
A ja vlen t'i mbash paratë në banka digjitale? - Norma më të larta interesi për depozitat se ato fiziket. Mbeten lojtarë të vegjël në treg
Digjitalizimi po transformon ofrimin e shërbimeve bankare, duke sjellë shfaqjen e modeleve të reja të biznesit të bankave digjitale, të cilat bëjnë biznes......
Rreth 3.4 milionë shqiptarë të regjistruar në e-Albania/ U lëshuan rreth 856 mijë dokumente dhe 45.4 mln transaksione qeveritare
Platforma qeveritare e-Albania ka vijuar me ritme të larta përdorimi edhe gjatë muajit nëntor, duke regjistruar rreth 45.4 milionë transaksione qeveritare.......
Durrësi, drejt një destinacioni bashkëkohor turistik - FSHZH, investim mbi 540 mln lekë për transformimin e vijës bregdetare
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e fazës së tretë të garës për investime për infrastrukturën e tregjeve, hapësirave multifunksionale, rrugë......





