Bypass-i i Tiranës, shpallet fituesi për fazën II - Oferta 2.27 mld lekë për segmentin synon lidhjen e dy autostradave pa hyrë në kryeqytet
Me një ofertë prej 2.27 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të ndërtojë një nga segmentet e bypass-it të Tiranës.
Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “Elmazaj Konstruksion” & “INC S.P.A.”, ndërsa në garë morën pjesë edhe 12 kompani të tjera. Loti për të cilin është shpallur fituesi është faza 2 e segmentit Kashar – Nyja Vaqarr dhe ka një gjatësi prej rreth 4.3 km. ARRSH hapi njëkohësisht edhe tenderin për fazën I të këtij segmenti, por fituesi nuk është shpallur ende.
Fondi i vënë në dispozicion për 2 tenderët është 6 mld lekë, ndërsa kontratat përfshijnë ndërtimin e 8.5 km rrugë nga Kashari në Vaqarr, nga 21.6 km që është gjatësia totale e bypass-it të Tiranës.
Ky është prej projekteve më të rëndësishme rrugore në vend, pasi synon të lidhë drejtpërdrejt autostradën Durrës – Tiranë me atë Tiranë – Elbasan, duke shmangur hyrjen në kryeqytet.
Kjo rrugë do të përshkojë pjesën jugore, jugperëndimore dhe perëndimore të Tiranës, duke filluar në Kashar dhe duke përfunduar në Mullet, në kryqëzim me autostradën Tiranë–Elbasan. Traseja do ketë dy korsi në secilin drejtim, një gjerësi prej 10.5 metrash dhe do të lejojë shpejtësi deri në 120 km/h.
Përtej ndikimit në qarkullim, bypass-i pritet të sjellë edhe përfitime mjedisore dhe urbane. Kjo pasi, duke shmangur kalimin e trafikut të rëndë përmes Tiranës, pritet të reduktohet ndjeshëm ndotja, trafiku i brendshëm dhe aksidentet në rrugët e kryeqytetit.

Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Dollari, Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme gjatë javës së kaluar e ka nisur këtë javë pozitivisht duke regjistruar rritje këtë mëngjes teksa është blerë......

Shembet godina pa leje në Radhimë - IKMT përdori 32 kg lëndë plasëse
Mëngjesin e së hënës është shembur me shpërthim të kontrolluar një godinë 3-katëshe e ndërtuar pa leje, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, pranë plazhit të......

Reagon MEKI mbi pretendimet e Shoqërisë ''Fokus Media News”- ''Vendimet gjyqësore të formës së prerë detyrojnë lirimin e pronës së “KAYO” sh.a''
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar ndaj pretendimeve të shoqërisë “Focus Media News” për zgjatjen e kontratës së qirasë deri në vitin......

Policia zbraz ambientet e News 24, prona i kalon ‘KAYO’ - Avokatura e Shtetit: Prej 3 vitesh i ka përfunduar kontrata e qirasë
Policia dhe Shërbimi Përmbarimor i ka kërkuar News 24 lirimin e godinës në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në Shkozë, Tiranë. Në orët e para të mëngjesit të së......

Sezoni turistik, ISHSH intensifikon kontrollin e pishinave - Koçiu: Rreth 200 inspektime, gjoba e afate për ato me mangësi
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar inspektimin e pishinave dhe kushteve higjeno-sanitare në të gjitha subjektet e vendit, në kuadër të sezonit......

Gara për Milot-Balldre do hapet sërish - Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë publikon parashikimin në APP
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të hapë sërish garën koncesionare për aksin rrugor Milot – Balldre. Në datën 8 gusht ky dikaster ka publikuar......

Blerjet e energjisë nga KESH - Nevojat konsumatore, shpenzohen rreth 7.1 mln euro në tenderin e fundit
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka zhvilluar një tjetër procedurë për blerje energjie në tregun e lirë, me qëllim plotësimin e nevojave......

Sa investojnë shqiptarët në bono dhe obligacione? - AMF: 30% më pak transaksione në tregun primar gjatë gjysmës së parë të vitit
Depozitat po shihen gjithnjë e më tepër si një investim më i sigurt i parave se ai i blerjes së bonove të thesarit dhe obligacioneve. Shifrat tregojnë se......