Bypass-i i Tiranës, lidhet kontrata - Ndërtimi i lotit të parë do kushtojë 3.15 mld lekë, i hapet rruga nisjes së punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për fazën e parë të bypass-it të Tiranës, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve. Kontrata me kompaninë 4 A-M ka një vlerë prej 3.15 mld lekë me TVSH, ndërsa parashikon ndërtimin e një segmenti prej rreth 4.5 km. Për këtë projekt rrugor ARRSH ka shpallur edhe kompaninë fituese për lotin II, një kontratë që pritet të nënshkruhet me bashkimin e operatorëve “Elmazaj Konstruksion” & “INC S.P.A”.
Gjatësia totale e bypass-it të Tiranës është 21.6 kilometra, ndërsa konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme rrugore në vend, pasi synon të lidhë drejtpërdrejt autostradën Durrës – Tiranë me atë Tiranë – Elbasan, duke shmangur hyrjen në kryeqytet.
Ndonëse përfundimi i plotë do të kërkojë tenderimin edhe për pjesën tjetër të rrugës, ndërtimi i segmentit nga Kashari në Vaqarr, që përfshin lotin I dhe II, do të shënojë përmbylljen e të gjitha segmenteve të aksit Milot–Fier, pjesë e Autostradës Adriatiko – Joniane. Kjo, pasi një nga lotet e kësaj autostrade (Kashar – Lekaj) përfshin edhe 7 nga 8.5 kilometrat e tenderuara të bypass-it.
Përtej ndikimit në qarkullim, bypass-i pritet të sjellë edhe përfitime mjedisore dhe urbane. Kjo pasi, duke shmangur kalimin e trafikut të rëndë përmes Tiranës, pritet të reduktohet ndjeshëm ndotja, trafiku i brendshëm dhe aksidentet në rrugët urbane të kryeqytetit.

Bujqësia, e “etur” për financim - Sa iu përgjigjën bankat? BSH: Në korrik u dhanë rreth 28.6% më pak kredi për këtë sektor
Kredia në bujqësi i është rikthyer sërish rënies. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat tregtare financuan më pak biznese të këtij sektori në......

Dyfishohen tarifat për udhëtarët evropianë drejt SHBA - Aplikimi për udhëtime pa vizë do të kushtojë 40 dollarë nga 30 shtatori
Duke filluar nga kjo vjeshtë, shumë udhëtarë që do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara do të përballen me një rritje të ndjeshme të tarifës për autorizimin e......

“Diplomacia ekonomike do të jetë prioritet” - Rama: Shqipëria, më pranë se kurrë anëtarësimit në BE
Në konferencën tre ditore të ambasadorëve shqiptarë nëpër botë, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin se shërbimi dilpomatik i Republikës së Shqipërisë,......

Rreth 1 në 5 nxënës zgjedh një zanat/ Pesha e tyre brenda totalit të nxënësve në gjimnaz, me rritje të qëndrueshme
Interesi për arsimin profesional në Shqipëri tregon një dinamikë interesante gjatë viteve të fundit. Ndërsa numri i nxënësve që zgjedhin këtë rrugë ka pësuar......

Industria e makinave elektrike, thirrje BE-së - Kërkon zbatimin e objektivit për emetime zero deri në vitin 2035
Më shumë se 150 drejtues të industrisë së makinave elektrike në Evropë kanë nënshkruar një letër të përbashkët, duke i kërkuar Bashkimit Evropian t’i......

Turizmi qarkulloi 929 milionë euro - Akomodimi dhe ushqimi, rritje të lartë në 7-mujor
Sektorët e ekonomisë të lidhur me turizmin kanë perfomuar pozitivisht gjatë këtij viti. Të dhënat e 7-mujorit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një......

Nis viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës - Ministrja Manastirliu: 26.500 ulen për herë të parë në banka
Në të gjithë shkollat e vendit nis viti i ri akademik 2025-2026 për 345 mijë nxënës të arsimit bazë e të mesëm. Ndërsa, 26.500 prej tyre ulen për herë të......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje të lehtë në raport me javën që lamë pas duke u blerë mëngjesin e sotëm me 82 lekë dhe duke u shitur me 83.5 lekë......