Bypass-i i Tiranës, lidhet kontrata e dytë - Ndërtimi i 8.5 km nga Kashari në Vaqarr do kushtojë 5.9 mld lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka firmosur kontratën për lotin II të bypass-it të Tiranës, duke i hapur rrugë nisjes të punimeve. Marrëveshja është nënshkruar me bashkimin e operatorëve “Elmazaj Konstruksion” & “INC S.p.A.”, me një vlerë prej 2.73 mld lekë, me TVSH dhe parashikon ndërtimin e një segmenti rreth 4 km.
Për lotin I të këtij projekti, ARRSH nënshkroi pak ditë më parë kontratën me kompaninë “4 A-M”, me vlerë 3.15 mld lekë, me TVSH. Dy lotet së bashku kanë një gjatësi prej 8.5 km që mbulojnë segmentin Kashar–Vaqarr, një pjesë kyçe e bypass-it, ndërsa kosto për ndërtimin e tyre shkon në rreth 5.9 mld lekë.
Bypass-i i Tiranës ka një gjatësi totale prej 21.6 km dhe konsiderohet ndër projektet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, pasi do të lidhë direkt autostradën Durrës–Tiranë me Tiranë–Elbasan, duke shmangur hyrjen e trafikut tranzit në kryeqytet.
Edhe pse përmbyllja e plotë kërkon tenderimin e pjesëve të mbetura, ndërtimi i Kashar–Vaqarr (lotet I dhe II), së bashku me lotin Kashar–Lekaj të Autostradës Milot - Fier, i cili përfshin 7 nga 8.5 km e tenderuara të bypass-it, pritet të mbyllë të gjitha hallkat e korridorit Adriatiko–Jonian.
Përveç lehtësimit të qarkullimit, projekti pritet të sjellë përfitime mjedisore dhe urbane: devijimi i trafikut të rëndë jashtë Tiranës do të reduktojë ndotjen e ajrit, ngarkesën në rrugët brenda qytetit dhe rrezikun e aksidenteve.

“Voyager of the Seas” për herë të parë në Sarandë/ Balluku: Këtë sezon mbërrijnë 70 kroçera
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale se Kroçera ......

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhëna të detajuara mbi ndarjen gjinore në Shqipëri, duke hedhur dritë mbi popullsinë, lindjet, vdekshmërinë,......

Sigurimi nga tërmeti, SHSSH: Kompanitë private të jenë pjesë e skemës - “Shoqëritë e sigurimeve kanë paguar në 2019 në kohë rekord 40 mln euro”
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, ka kërkuar që në skemën e propozuar në projektligjin e shpallur, në faqen e konsultimit publik, për sigurimin e......

Sa shqiptarë morën leje për të qëndruar në BE? Kryesuam rajonin, arsyet familjare “drejtuan” migrimin
Në vitin 2024, në Bashkimin Europian u lëshuan 3.5 milionë leje qëndrimi të para për shtetasit jashtë territorit, një rënie prej 8.3% krahasuar me vitin......

“Roja lindore”, nisma e re e NATO-s - Rutte thekson rëndësinë e mbrojtjes së krahut lindor të aleancës
Pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, NATO ka nisur iniciativën “Roja Lindore” për të forcuar mbrojtjen e krahut lindor. Aleatët......

A është BE gati të shkëputet nga gazi i Rusisë? - Blloku blen më shumë se gjysmën e eksporteve totale ruse të LNG-së
Gjatë periudhës nga dhjetori i vitit 2022 deri në fund të korrikut 2025, Bashkimi Evropian ka blerë më shumë se gjysmën e eksporteve totale të gazit natyror......

Gjermania planifikon të dyfishojë forcat e armatosura - Mbi 100,000 ushtarë aktivë nevojiten për të përmbushur objektivat e NATO-s
Gjermania duhet të shtojë 100,000 ushtarë aktivë mbi 62,000 që ka aktualisht për të përmbushur objektivat e NATO-s, që synojnë të rrisin gatishmërinë ndaj......

Turizmi, 3302 biznese të reja në Korrik-Gusht / Regjistrohen mbi 10 mijë aplikime nga subjektet në QKB
Rritja e konsumit përgjatë sezonit veror ka bërë që të shtohen iniciativat e qytetarëve për të hapur një biznes dhe më së shumti në zonat bregdetare. Të......