Bypass-i i Tiranës, hapen tenderët për ndërtimin - Fondi limit 6 mld lekë, segmenti do të lidhë dy autostrada pa hyrë në Tiranë
Me një fond limit prej 6 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 2 tenderë për ndërtimin e bypass-it të Tiranës. Kontratat përfshijnë ndërtimin e rrugës Kashar - Nyja Vaqarr Faza I dhe II, pjesë e një prej projekteve më të rëndësishme rrugore në vend. Kjo pasi Bypass-i i Tiranës synon të lidhë drejtpërdrejt autostradën Durrës – Tiranë me atë Tiranë – Elbasan, duke shmangur hyrjen në kryeqytet.
Me një gjatësi prej 21.6 kilometrash, kjo rrugë do të përshkojë pjesën jugore, jugperëndimore dhe perëndimore të Tiranës, duke filluar pranë Qendrës Tregtare City Park në Kashar dhe duke përfunduar në Mullet, në kryqëzim me autostradën Tiranë–Elbasan. Traseja do të ketë dy korsi në secilën drejtim, një gjerësi prej 10.5 metrash dhe do të lejojë shpejtësi deri në 120 km/h.
Rruga do të kalojë në një terren fushor dhe kodrinor, duke përfshirë ndërhyrje të thella teknike si ura të dyfishta mbi lumin Erzen, ndërtim të një tuneli të ri në Rrogozhinë, dhe vendosjen e tre nyjeve kryqëzimi. Një nga to është me rrugën ekzistuese Tiranë–Durrës (Plepa), ku parashikohet një nyje hyrëse-dalëse për zonat përreth. Dy të tjerat lidhen me autostradën Kashar–Rrogozhinë dhe autostradën Tiranë–Elbasan.
Sipas dokumenteve të tenderit, gjurma e rrugës përshkon zona bujqësore, përfshirë fshatrat Allgjatë, Picallë dhe Stërmas.
Përtej ndikimit në qarkullim, bypass-i pritet të sjellë edhe përfitime mjedisore dhe urbane. Kjo pasi, duke shmangur kalimin e trafikut të rëndë përmes Tiranës, pritet të reduktohet ndjeshëm ndotja, trafiku i brendshëm dhe aksidentet në rrugët urbane të kryeqytetit.
Bypass-i i Tiranës konsiderohet si një ndër projektet më strategjike për përmirësimin e qarkullimit ndërqytetas në vend.

AKSK apel qytetarëve: Njoftim i rremë në emër të TIA-s, mos bini pre e mashtrimit!
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj postimeve mashtruese që përdorin emrin e......

Dronë për të zbuluar minatorët e paligjshëm - Afrika përdor teknologjinë për të mbështetur industrinë e arit
Ndërsa dielli i pasdites perëndon mbi minierën e arit në Tarkwa, Ganën Jugperëndimore, tre burra lëshojnë një dron, kamerat e të cilit skanojnë sipërfaqen e......

Kafshët po pakësohen, importet po “shpëtojnë” tregun/ Prodhimet blegtorale shënojnë rënie të ndjeshme në një dekadë
Rënia e vazhdueshme e prodhimit të mishit dhe qumështit, së bashku me tkurrjen e numrit të kafshëve në shumicën e kategorive, është një sinjal shqetësues për......

Ushtria, si u arrit kapërcimi i buxhetit në 2% të PBB? - Për 2025 u planifikuan 527 milionë euro për mbrojtjen
Shqipëria ka rritur ndjeshëm investimet në sektorin mbrojtjes, ku për herë të parë në vitin 2024, janë akorduar fonde që arrijnë nivelin 2 % të Prodhimit të......

“Shteron” qumështi vendas, shtohet ai pluhur! - Në 5 muaj u importuan 6.5 milionë lekë më shumë
Në sofrën shqiptare, qumështi i freskët, nga ferma, me shijen e njohur të natyrës nga viti në vit po reduktohet. Statistikat e fundit tregojnë se prodhimi......

Dobësohet ndjeshëm Dollari dhe Franga – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Monedha europiane nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të kuotës as këtë të martë duke u blerë sot me 97.5 lekë dhe duke u shitur me 98.3 lekë në raport me......

Trump shpall armëpushim midis Izraelit dhe Iranit - Presidenti amerikan njoftoi mbylljen e luftimeve brenda 24 orësh
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se një armëpushim "i plotë dhe total" midis Izraelit dhe Iranit ishte "arritur plotësisht". Trump......

Hakmerret Irani, lëshon raketa drejt bazave amerikane në Katar - Trump mbledh Këshillin e Sigurisë
Konflikti në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar këtë të hëne, pasi Irani ka goditur me gjashtë raketa bazën më të madhe Amerikane në Lindjen e......