Bypass-i i Tiranës, gati tenderi për fazën III - Rruga që lidh dy autostrada, fondi limit 2.5 mld lekë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për fazën e tretë të ndërtimit të bypass-it të Tiranës. Sipas të dhënave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik fondi limit do të jetë 2.5 mld lekë, teksa detajet mbi gjatësinë e këtij loti do të bëhen publike në momentin e hapjes së procedurës së prokurimit.
Për këtë vepër infrastrukturore tashmë kanë nisur punimet për fazën I dhe II, pasi gjatë 2025-ës u nënshkruan 2 kontrata me vlerë totale prej 5.9 mld lekë.
Bypass-i i Tiranës është një prej projekteve më të rëndësishme rrugore në vend, pasi synon të lidhë drejtpërdrejt autostradën Durrës – Tiranë me atë Tiranë – Elbasan, duke shmangur hyrjen në kryeqytet.
Me një gjatësi prej 21.6 kilometrash, kjo rrugë do të përshkojë pjesën jugore, jugperëndimore dhe perëndimore të Tiranës, duke filluar pranë Qendrës Tregtare City Park në Kashar dhe duke përfunduar në Mullet, në kryqëzim me autostradën Tiranë – Elbasan. Traseja do të ketë dy korsi në secilën drejtim, një gjerësi prej 10.5 metrash dhe do të lejojë shpejtësi deri në 120 km/h.
Rruga do të kalojë në një terren fushor dhe kodrinor, duke përfshirë ndërhyrje të thella teknike si ura të dyfishta mbi lumin Erzen, ndërtim të një tuneli të ri në Rrogozhinë, dhe vendosjen e tre nyjeve kryqëzimi. Gjurma e rrugës përshkon zona bujqësore, përfshirë fshatrat Allgjatë, Picallë dhe Stërmas.
Përtej ndikimit në qarkullim, bypass-i pritet të sjellë edhe përfitime mjedisore dhe urbane. Kjo pasi, duke shmangur kalimin e trafikut të rëndë përmes Tiranës, pritet të reduktohet ndjeshëm ndotja, trafiku i brendshëm dhe aksidentet në rrugët urbane të kryeqytetit.
Nga emigrantë në qytetarë, ku po marrin shtetësi shqiptarët? Suedia, Holanda dhe Finlanda po fitojnë terren vitet e fundit
Shqiptarët që jetojnë në emigracion po kalojnë gjithnjë e më shumë nga qëndrimi i përkohshëm drejt vendosjes përfundimtare në vendet pritëse. Të dhënat e......
Shkarkime të kontrolluara në kaskadën e Drinit - 700 metër kub/sekondë. Bashkia Shkodër është në koordinim me KESH
Reshjet e dendura të shiut që kanë prekur të gjithë territorin e vendit kanë sjellë prurje të shumta edhe në kaskadën e lumit Drin. Në një postim në rrjetet......
20 milionë euro shpërndahen për fermerët - AZHBR kalon këstin e dytë të pagesave, përfitues 65 mijë fermerë
Kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2025 është kaluar brenda datës 31 dhjetor, në përputhje me procedurat......
Dhjetori mbyllet me mbi 3 mijë vendime legalizimi - ASHK: Procesi vijon në të gjithë vendin
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se gjatë muajit dhjetor, 3 mijë e 81 qytetarë në të gjithë territorin e vendit janë pajisur me vendim......
Barka tërësisht elektrike - Me një gjatësi 23 metra kushton të paktën 268,000 dollarë
Duke lundruar përgjatë Liqenit Mead, një rezervuar i vendosur rreth 30 minuta në juglindje të Las Vegasit, barka Arc Sport EV ofron një pamje të një të......
“5 herë më shumë inteligjencë artificiale” - Drejtori i Nvidia: Gjenerata e ardhshme e çipave, në “prodhim të plotë”
Drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang, tha se gjenerata e ardhshme e çipave të kompanisë është në “prodhim të plotë”. Ai shtoi se mund të ofrojnë pesë......
Roma priti një numër rekord pelegrinësh - 33.5 milionë persona për Vitin e Shenjtë Katolik
Rreth 33.5 milionë pelegrinë erdhën në Romë në vitin 2025 për Vitin e Shenjtë Katolik, thanë zyrtarët e Vatikanit dhe ata italianë, duke shënuar një numër......
Çmimet e banesave u shtrenjtuan 25% - Në komunën Qendër të Shkupit 1 metër katror arriti në 3 mijë euro
Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar çmimet e banesave në Maqedoninë e Veriut u shtrenjtuan me 25% në bazë vjetore, tregojnë të dhënat e publikuara nga......


