Shqipëria Postuar më 28 Mars 2026, 11:14

Bypass-i i Elbasanit, kosto 240 mln euro/ Politikat Prioritare 2027 -2029, merr statusin projekt “i maturuar"

Nga Ola Mitre

Bypass-i i Elbasanit, kosto 240 mln euro/ Politikat Prioritare 2027 -2029, merr

Bypass-i i Elbasanit është përfshirë në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027–2029, në listën e projekteve të investimit me status “i maturuar”, me një kosto totale prej 240 mln euro. Ky status u jepet projekteve për të cilat është kryer studimi i fizibilitetit dhe janë konsideruar të realizueshme, ose që ndodhen në fazë të avancuar të përgatitjes së dokumentacionit teknik.

Projekti konsiderohet një aks strategjik për lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave, pasi lidh dy arteriet kryesore të Korridorit VIII, nga Lekaj në drejtim të Qafë Thanës. Ndërtimi i bypass-it pritet të ulë ndjeshëm trafikun në hyrje-daljet e Elbasanit dhe në aksin Tiranë–Elbasan.

Ndërkohë, për t’i dhënë një zgjidhje më të shpejtë trafikut që krijohet aktualisht në hyrje-daljet e autostradës Tiranë – Elbasan, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati 2 tenderë për ndërtimin e rrugës lidhëse Tiranë – Elbasan me korridorin 8. Projekti synon ndërtimin e një segmenti që nis pa mbërritur te rrethrrotullimi i Bradasheshit dhe përfundon në afërsi të ish-Metalurgjikut, duke bërë lidhjen e autostradës me korridorin 8. 

Sipas të dhënave të publikuara pranë Agjencisë së Prokurimit Publik ndërtimi do të ndahet në 2 kontrata. Kontrata për lotin I do të ketë një fond limit prej 3.34 mld lekë, ndërsa për lotin II, 2.5 mld lekë, me një total prej 5.84 mld lekë.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat