Shqipëria Postuar më 8 Mars 2026, 17:00

Buxhetimi gjinor, Malaj: 84 miliardë lekë në 2026, për më shumë mundësi për gratë dhe vajzat

Nga SCAN TV

Buxhetimi gjinor, Malaj: 84 miliardë lekë në 2026, për

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bashkë me mesazhin e tij për urimin e 8 Marsit, ka sjellë në vëmendje se në vitin 2026, qeveria ka ndarë 84 miliardë lekë për buxhetimin gjinor. Ministri Malaj ka shpjeguar se fondet janë dedikuar për të rritur mbështetjen dhe mundësitë për gratë dhe vajzat në Shqipëri. Sipas ministrit, qëllimi është ndërtimi i një shoqërie ku gratë kanë më shumë mundësi për të ecur përpara në familje, në punë dhe në jetën publike.

“Për forcën, guximin dhe inspirimin që gratë sjellin çdo ditë në familje, në punë dhe në shoqëri.

84 miliardë lekë janë dedikuar për buxhetimin gjinor në vitin 2026 — një hap i rëndësishëm për më shumë mundësi, mbështetje dhe barazi për gratë dhe vajzat në vendin tonë.

Së bashku të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme ku çdo grua ka mundësi të barabarta për të ëndërruar, për të krijuar dhe për të arritur më shumë. Gëzuar 8 Marsin!”, shkruan ministri Malaj në mesazhin e tij në rrjetet sociale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat