Shqipëria Postuar më 21 Mars 2025, 11:58

“Buxheti për kulturën dhe artin do të jetë prioritet” - Berisha: Më shumë se dyfishim fondesh. Status ligjor të veçantë për artistët

Nga Ernilda Luzi

“Buxheti për kulturën dhe artin do të jetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin qeverisës për artin dhe kulturën, hartuar në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Konrad Adenauer”. Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Berisha premtoi përcaktimin e një statusi ligjor të veçantë për artistët, shkrimtarët dhe njerëzit e kulturës.

Mbidyfishimi i buxhetit për kulturën dhe artin dhe ristrukturimi i plotë i Ministrisë së Kulturës në funksion të degëve të artit dhe kulturës, mbrojtjes dhe zhvillimit të tyre, janë objektivat tanë të pandryshueshëm. Miratimi i ligjit të sponsorizimit të artit dhe kulturës në mënyrë transparente nga bizneset është një tjetër zotimi i yni. Ne do nxisim bizneset dhe biznesmenët të sponsorizojnë me transparencë duke ulur në proporcion taksat që i paguajnë shtetit. Bonuse për artin këto.

Sipas Berishës, një bashkërendim i plotë me autoritetet e Kosovës dhe shqiptarët e diasporës është një kusht për zhvillimin, përparimin e kulturës tonë kombëtare.

Nismat e përbashkëta në fusha të ndryshme të teatrit, filmit, festivaleve midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jenë një ligj në përpjekjen tonë për mbrojtjen e kulturës dhe zhvillimin e saj. Sot ne kemi më shumë shqiptarë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës se në këto dy vende. Sot jetojmë në një kohë kur mosha dixhitale, distancën e bën virtuale. Në këtë kuadër, ne zotohemi të bëjmë çdo përpjekje që çdo talent shqiptar kudo të jetë të ndjejë përkrahjen dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare. Të ndjejë interesin e saj. Do krijohen institucione të veçanta për trajtimin. Do ketë statuse të veçanta për eminencat shqiptare në fushën e artit dhe kulturës kudo në botë.

Kreu i demokratëve u ndal edhe tek libri, duke theksuar se do të bëhet gjithçka për të lehtësuar barrrën fiskale dhe zgjeruar tregun e tij.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat