Buxheti e transporti, më të financuarit me borxh të huaj - Cilët ishin sektorët e tjerë të ekonomisë që u mbështetën më shumë në 2024?
Buxheti i qeverisë ka qenë ai që është mbështetur më shumë me borxh të huaj gjatë vitit 2024. Sipas buletinit statistikor të Ministrisë së Financave, një pjesë e mirë e borxhit të jashtëm ose 127 milionë euro i është kushtuar mbështetjes për buxhetin. Në total, rreth 268 milionë euro të borxhit të huaj janë përdorur për të mbështetur 10 sektorë të ekonomisë.
Por, cilët kanë qenë sektorët e tjerë që kanë përfituar financim përmes borxhit të huaj?
Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se transporti dhe energjetika, janë dy sektorët e tjerë që kanë pasur nevojë për financim nga borxhi i huaj. Konkretisht, financimi për energjetikën llogaritet në vlerën e 20 milionë eurove, ndërsa financimi për transportin vlerësohet të jetë 53 milionë euro. Gjithashtu, përkatësisht 19 milionë dhe 20 milionë euro rezultojnë shpenzimet, apo investimet në infrastrukturën urbane dhe rurale, si dhe ujësjellësa/kanalizime.
Nga ana tjetër, sektorët më pak të financuar kanë qenë arsimi, zhvilimi rural, furnizimi dhe tregtia. Pavarësisht se ka qenë pak i mbështetur me borxh të jashtëm, në krahasim me vitin e kaluar, sektori i zhivillimit rural përfiton për herë të parë që nga 2019.
Ndërkohë, mbrojtja, administrata shtetërore, bilanci i pagesave, bujqësia dhe ujitja, industria e lehtë, importi i mallrave dhe pajisjeve, mbrojtja e mjedisit, pyjet, sigurimet shoqërore/tregu i punës, strehimi, telekomunikacioni, transporti ajror, zhvillimi i sektorit privat dhe të tjera, janë sektorët që historikisht nuk mbështeten me borxh të jashtëm.
Nga statistikat zyrtare rezulton se borxhi total, duke përfshirë atë publik dhe të jashtëm, ka arritur në nivelet më të ulëta historike. Konkretisht, borxhi total zë rreth 54% Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, 2.7 pikë më poshtë se ai i vitit pararendës. Në 2024, borxhi i huaj llogaritej në 23.2% të PBB, ndërsa borxhi publik në 54.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Sondazh

Nis “gara” për punësimin sezonal në turizëm - Dervishi: Sfida kryesore mbetet gjetja e punonjësve të kualifikuar
Baret dhe restorantet, veçanërisht në jug të vendit, kanë nisur rekrutimin e stafit për sezonin e ardhshëm turistik. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare......

Vietnami si SHBA, tarifa për çelikun kinez - Vlera e importeve të Pekinit arriti 12 mld USD vitin e kaluar
Vietnami do të vendosë një taksë të përkohshme deri në 27.83% për disa produkte çeliku nga Kina, sipas një dokumenti të ministrisë së tregtisë. Tarifa për......

Mirëqenia në vend, më pranë bregdetit/ Durrësi dhe Vlora, qarqet me rritjen më të lartë të konsumit familjar
Sipas shifrave të analizuara nga “Scan Intel”, pas vitit 2021, konsumi në Shqipëri ka pësuar ndryshime të rëndësishme, të ndikuara nga faktorë të ndryshëm......

Të dhënat e hapura, Komisioneri Dervishi: Rrisin transparencën dhe mirëqeverisjen, sjellin zhvillim dhe inovacion
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me projektin e Bashkimit Evropian për Qeverisjen e Mirë......

Kthehen 6.1 milionë euro për profesionistët e lirë - Tatimet: Procesi nuk ka përfunduar. Çfarë duhet të bëjnë bizneset e pa rimbursuara?
Administrata tatimore u ka kthyer profesionistëve të lirë deri më tani 6.1 milionë euro, të cilat ishin paguar si këste paraprake të Tatimit mbi Fitimin e......

Mbrojtja e hapësirës detare në Shqipëri/ Vengu: Anijet e Rojës Bregdetare, rol kyç!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ri solli sot në vëmendje rëndësinë e misionit të Forcës Detare, ndërsa ndau dëshmitë e kapitenëve Arjanit Demçe dhe Ilir......

Bilanci i SPAK për vitin 2024: 629 masa sigurimi për vitin 2024, 5.1 % për vepra korrupsioni!
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se ka dhënë për vitin 2024 masa sigurimi për 629 persona në total, prej të......

Fondi i Klimës së Gjelbër, 687 mln USD investime - Të shpërndara në 42 vende, projektet përfshijnë edhe Ballkanin
Fondi i Klimës së Gjelbër, më i madhi në botë që ndihmon vendet në zhvillim të përballen me ndikimet e ndryshimeve klimatike, ka miratuar 686.8 milionë......