Shqipëria Postuar më 11 Dhjetor 2025, 13:20

Buxheti dhe paketa fiskale, në Kuvend - 8.9 miliardë euro për 2026-ën, diskutohet rivlerësimi dhe paqja fiskale

Nga Elisabeta Dosku

Buxheti dhe paketa fiskale, në Kuvend - 8.9 miliardë euro për

Kuvendi i Shqipëri diskuton nen për nen projektbuxhetin 2026 si dhe projektligjet e paketës fiskale, për ti hapur rrugë miratimit dhe më pas hyrjes në fuqi.

Buxheti i vitit 2026 është më i larti i akorduar ndonjëherë në rreth 887 miliardë lekë apo 8.9 miliardë euro.  Referuar dokumentit më të rëndësishëm të shtetit, edhe për vitin e ardhshëm, sektorët prioritarë, si shëndetësia dhe mbrojtja sociale, infrastruktura dhe energjinë,  arsimi, ushtria do të jenë ndër më të financuarit.

Të ardhurat e planifikuara kapin vlerën e 823 miliardë lekë, apo rreth 8.3 miliardë euro, ndërsa deficiti buxhetor parashikohet 63 miliardë lekë.

Një fokus të veçantë në buxhet kanë politikat sociale. Qeveria parashikon për vitin 2026 një rritje të ndjeshme të shpenzimeve sociale. 100 milionë euro do të destinohen për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve.

Sa i takon ligjeve fiskale, disa nga ndryshimet më të rëndësishme që marrin jetë duke nisur nga 1 janari 2026, është rivlerësimi i pasurive me normë tatimore 5 %, paketa e paqjes fiskale, e cila parashikon sipas disa skemave shuarjen e detyrimeve të vjetra për bizneset dhe dhënien e mundësisë për pagesë me këste të detyrimeve më të reja. Po ashtu edhe rimbursimi i TVSH-së  në masën 10 % për fermerët  për totalin e faturave nga shitjet e prodhimeve tek grumbulluesit, si dhe disa ndryshime sa i takon sistemit të taksave vendore dhe ligjit për tatimin mbi të ardhurat. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat