Shqipëria Postuar më 7 Nëntor 2024, 11:01

Buxheti 2025, 4.6 miliardë lekë për të moshuarit - Si do bëhet ndarja dhe cila kategori përfiton më shumë?

Nga Diamila Leka

Buxheti 2025, 4.6 miliardë lekë për të moshuarit - Si do

Një zë i rëndësishëm në Buxhetin e vitit 2025 është dhe mbështetja e të moshuarëve. Këto fonde, kanë për qëllim zbutjen e efekteve ekonomike dhe atyre sociale të rritjes së inflacionit si dhe ndryshimeve në tregun e mallrave. E kësisoj në këtë buxhet është rritur vemendja e qeverisë ndaj grupeve në nevojë.

Duke nisur nga të moshuarit, më konkretisht për ata të cilët janë të vetëm dhe atyre nga grupet në nevojë. Dhe në Buxhet ëshë alokuar në fond prej 4.6 miliardë lekësh, ku qëllimi është zbutja e efektit të rritjes së çmimeve.

Por kush do të përfitojë nga ku fond?

Sipas Buxhetit, përfituesist e këtij fondi do të jenë 423 570 pensionistë, prej të cilëve 47 400 janë gra të vetme. Ndërkohë, kjo masë synon zbutjen disi të efekteve financiare që vijnë nga humbja e bashkëshortëve për këto gra dhe familje në përgjithësi.

Përfitime në vlerën rreth 1.246 miliardë lekë vijnë edhe nga indeksimi i pensioneve për gratë pensioniste. Gjithashtu ndjeshmëri më e lartë dhe mbrojtje e veçantë nga shteti për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, ku njëri prej fëmijëve është nën moshën 5 vjeç dhe familja ka të ardhura nën 100 000 (njëqind mijë) lekë në muaj.

 

Sondazh

Poll

Shqipëria 7 Nëntor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregu valutor?

Dollari amerikan pas një rikuperimi të lehtë gjatë ditës së djeshme ka pësuar një rënie të vlerës këtë mëngjes pasi është blerë sot me 90.6 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat