Shqipëria Postuar më 8 Nëntor 2024, 10:32

Buxheti 2025, 18,53 mld për kontratat me PPP - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat

Nga SCAN TV

Buxheti 2025, 18,53 mld për kontratat me PPP - Zv/kryeministrja Balluku,

Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise për vitin 2025. Zv/kryeministrja, njëherësh minister e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndër të tjera deklaroi:

“Buxheti për kontratat e partneritetit publik-privat për vitin 2025 është 18.53 mld lekë për. Një nga kontratat më të rëndësishme është Rruga e Arbrit. Përfundon në mars të vitit 2025, ka patur disa vendime të Këshillit Teknik për shtyrjen e afatit të kësaj kontrate. Ka patur probleme me rrëshqitjet në tunelin e Murrizit. Nëse të gjitha proceset do të shkojnë ashtu sikurse kanë shkuar deri më sot, shpresojmë që tuneli të hapet në fund të vitit, por afati i kontratës është marsi 2025. Shlyerja nga buxheti i shtetit do të përfundojë në vitit 2031.

Kontrata e dytë PPP është Milot-Morinë. Ka përfunduar ura në lumin Drin dhe pak ditë më parë u hap për qarkullim. Kemi adresuar problematikat për komunitetet, ndërsa vlera e urës është 40 mln euro. 

Kontrata e tretë është Orikum-Dukat. Shlyerja fnanciare përfundon në vitin 2033, ndërsa rruga ka përfunduar në vitin 2024”.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat