“Buxhet historik, 1,7 mld euro për pensionistët” - Kryeministri Edi Rama prezanton në Kuvend projektbuxhetin 2026

Kryeministri Edi Rama po prezanton në seancën plenare të Kuvendit projektbuxhetin e shtetit për vitin 2026. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh:
“Ky është një buxhet historik për PS pasi angazhon 1.7 miliardë euro rritjen për pensionistët në buxhet afatmesësm dhe e mira e kësaj pune është se faktet mbeten dhe fjalët i merr era. Sa më shumë të thuhet që ne nuk po rrisim pensionet, aq më shumë pensionistët do të binden që nuk ka asnjë alternativë tjetër në Shqipëri për nipërit e tyre dhe për ta përveç PS. Vijojmë me mbrojtjen shoqërore, e cila arrin sot në 257 miliardë lekë, ose me një rritje prej 11.6 miliardë lekë, 116 milionë euro. Kjo shumë për mbrojtjen sociale, është më shumë se sa dyfishi i mbrojtjes që kishin shqiptarët kur ne morëm detyrën. Më tutje, pensionistët janë kryefjala e këtij buxheti dhe do të jenë kryefjala e këtij mandati, por pa harruar edhe ata që vazhdojnë të jenë në skemën e ndihmës ekonokime, PAK dhe pa harruar edhe domosdoshmërinë për një qssje të re dhe një shtysë të re në aspektin e strehimit dhe duke mbetur bensikërisht pranë të gjitha familjeve të reja me vazhdimësinë e bonusit të bebes.
Një tjetër zotim i dhënë në pranverë është rritja e pagës minimale, e cila që prej janarit do të jetë 500 euro dhe do të vazhdojë të rritet brenda mandatit të katërt me objektivin ambicioz që deri në fund të këtij mandati paga minimale në Shqipëri të jetë 700 euro. U fol këtu për një falje të madhe. Është e vërtetë. Është një falje fiskale që do ti bëhet gjithë sipërmarrjes, duke i dhënë mundësinë që të mbylklë të gjitha ccështjet e vjetra dhe duke lehtësuar marrëdhënie me administratën tatimore dhe kostoit e tyre administrative. Pradaj i ftoj sipërmarrjet të lexojnë me kujdes paketën tonë fiskale dhe ti referohen paqes fiskale”.
(vijon)
Serbia garanton furnizimin me energji - Qeveria shqyrton masat për të parandaluar çrregullimet në treg
Kryeministri serb, Djuro Macut, u takua me Ministren e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Djedoviç Handanoviç, për të diskutuar situatën aktuale në këtë......
Kafe me bollëk, kakao e shtrenjtë/ Tetori regjistron rekord për importet në vlerë, por në peshë ka diferenca
Të dhënat e publikuara për importet e tetorit 2025 tregojnë një lëvizje të fortë në tregun e kafesë, duke shënuar nivelet më të larta të regjistruara......
“700 familje shqiptare do dëbohen nga Britania” - Rama, i ashpër me Mahmood: Zhgënjyese nga një laburiste
Deklarata e ministres së Brendshme britanike Shabana Mahmood për dëbimin e 700 familjeve shqiptare ka zhgënjyer kryeministrin Rama. Ai e akuzon ministren......
Porti i Durrësit operon normalisht - APD: Aktiviteti portual vijon pa probleme pavarësisht reshjeve
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se, Porti i Durrësit ka vijuar aktivitetin e tij të përditshëm me ritme të qëndrueshme dhe pa asnjë problematikë të......
Zviceranët, kundër taksës së trashëgimisë - Sondazhet: 68% e elektoratit nuk përkrahin nismën
Sipas një sondazhi të ri, shumica e votuesve zviceranë brenda dhe jashtë vendit pritet t’i refuzojnë nismat për detyrën qytetare dhe taksën e trashëgimisë në......
Firmat evropiane, “optimiste” për 2026 - Bizneset raportojnë më pak pasiguri pas marrëveshjeve tregtare
Kompanitë evropiane po i lënë pas pasiguritë që dominuan pjesën më të madhe të vitit 2025 dhe po e drejtojnë vëmendjen drejt vitit 2026, që duket shumë më......
Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan rikuperon pikë. Dobësohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan e ka nisur këtë të mërkurë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.9 lekë dhe......
Mali i Zi rrit buxhetin për shëndetësinë - Parashikohen rreth 487 milionë euro fonde për vitin 2026
Qeveria e Malit të Zi synon të ndajë rreth 487,1 milionë euro për shëndetësinë vitin e ardhshëm. Sipas buxhetit të propozuar, kjo shumë është rreth 35......





