Burimet ujore, ndryshon menaxhimi - SIGMA kërkoi shkëputjen nga Kryeministria, Agjencia kalon te Mjedisi

Menaxhimi i burimeve ujore nuk do të jetë më në varësi të Kryeministrisë, pas rekomandimeve në raportin e SIGMA që kërkonin forcimin e qendrës së qeverisjes në Shqipëri. Sipas një projektligjit të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Mjedisit, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore do të kalojë në varësi të këtij dikasteri.
Raporti i SIGMA evidentoi se një numër i konsiderueshëm institucionesh raportojnë drejtpërdrejt pranë zyrës së Kryeministrit, duke sugjeruar rishikimin e kësaj strukture dhe transferimin e disa institucioneve në varësi të ministrive përkatëse, me qëllim rritjen e koherencës së politikave publike, përmirësimin e koordinimit institucional dhe rritjen e efikasitetit administrativ.
Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, për Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore është vlerësuar si më e përshtatshme që ajo të vendoset në varësi të Ministrisë së Mjedisit, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë që ka menaxhimi i ujërave me politikat mjedisore dhe mbrojtjen e ekosistemeve. Ky konfigurim konsiderohet gjithashtu në përputhje me praktikat e Bashkimit Europian, ku menaxhimi i ujërave trajtohet si një çështje mjedisore dhe ekologjike.
Ndryshimet e propozuara parashikojnë që Ministria e Mjedisit të marrë rolin e autoritetit qendror politikëbërës në sektorin e ujërave, duke përcaktuar orientimet strategjike, programet dhe instrumentet planifikuese për menaxhimin e integruar dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore. Në të njëjtën kohë, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore do të vijojë të jetë institucioni përgjegjës për zbatimin e politikave, strategjive dhe projekteve që lidhen me ruajtjen sasiore dhe cilësore të ujërave në vend.
Ku do të rriten më shumë çmimet e banesave në Tiranë? Mund të shtrenjtohen deri në 60% në pesë vitet e ardhshme
Tre zonat e Tiranës që pritet të shënojnë rritjen më të fortë të çmimeve të pronave në pesë vitet e ardhshme janë Astiri, Kashari dhe Yzberishti. Këto zona,......
Nafta rrit çmimin e fruta-perimeve - Eksperti Zefi: Qeveria të subvencionojë fermerët. Të ulen taksat mbi karburantin
Frutat dhe perimet e prodhuara nga fermerët shqiptarë këtë sezon, pritet të dalin me çmime më të larta në treg për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe......
Deklarata e Trump uli çmimet e naftës - “Konflikti mund të përfundojë së shpejti”. Ari i zi kushton 7% më pak
Çmimet e naftës ranë me 7% të martën, pasi u rritën në nivelin më të lartë në më shumë se tre vjet në seancën e mëparshme, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald......
Saranda investon në rrugët e amortizuara - Në prag të sezonit turistik, hapet gara për projektin
Bashkia Sarandë ka shpallur hapjen e garës me objekt rikualifikimin e rrugëve dhe shesheve në zonat Gjashtë, Metoq, Bërdenesh, Çukë dhe Manastir. Sipas......
Kursi i këmbimit/ Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Franga!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të ndjeshme këtë mëngjes duke u dobësuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82 lekë dhe është shitur me......
Lufta në Lindjen e Mesme prish turizmin - Studimi, mund t'i ridrejtojë udhëtarët drejt Spanjës
Lufta në Lindjen e Mesme tashmë po fillon të ndryshojë hartën e udhëtimeve ndërkombëtare. Tensionet në rritje kanë detyruar mbylljen e përkohshme të dy prej......
Tajlanda nis kursimin e energjisë - Urdhëri: Zyrtarët mos përdorin ashensorët dhe të punojnë nga shtëpia
Kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul ka urdhëruar nëpunësit civilë të kursejnë energji për shkak të një kufizimi të energjisë të shkaktuar nga konflikti......
“BE, jo frikë nga lufta tregtare me Kinën” - Raporti, duhet të miratojë një qasje më të guximshme
Bashkimi Evropian nuk duhet të shmangë një luftë tregtare me Kinën nëse dëshiron të shmangë deindustrializimin, sipas një raporti të publikuar të hënën nga......


