Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2025, 10:40

Bulqizë, komunizmi kthehet si atraksion turistik - FSHZH financon 271 milionë lekë për Parkun Tematik Retro

Nga Ernilda Luzi

Bulqizë, komunizmi kthehet si atraksion turistik - FSHZH financon 271

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e infrastrukturës së modeleve të integruara, Parku Tematik Retro në  Bulqizë. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është 271 milionë e 919 mijë lekë.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, strategjia e zhvillimit mbi këtë ndërhyrje synon ngritjen e polit “Retro Bulqizë’’, i cili ka si fokus fillestar, rivitalizimin dhe dhënien jetë të aseteve publike të degraduara dhe shndërrimin e tyre në një destinacion retro, që pasqyron periudhën e para viteve 1990, si një muze i gjallë e memorie kulturore e historike e periudhës kohore kur qyteti i minatorëve filloi të popullohej, në shërbim të punës në galeritë e minierave.

Projekti synon vënien në përdorim të aseteve të degraduara, që kanë shërbyer në funksione specifike përgjatë realizmit socialist, duke i kthyer në ofrim eksperiencash hoteliere si dhe të ofrimit të shërbimit për shitje dhe degustim produktesh lokale.

Bulqizë, komunizmi kthehet si atraksion turistik - FSHZH financon 271

Zona në të cilën do të zhvillohet projekti multifunksional ndodhet në zonë periferike të Bashkise Bulqizë. Objekti i dytë kryesor brenda truallit të ndërtimit, ka shërbyer si oficcinë e automjeteve dhe autobuzave për rajonin verior. Ndërsa, objektet ekzistuese si “ish-Shtëpia e oficerëve’’, ka funksionuar si e tillë deri në vitin 2009, ku pas këtij momenti është shfrytëzuar për banim informal përgjatë viteve më pas.

“Retro-Hotel”, ish-shtëpia Oficerëve dhe 8 banesat 2 katëshe, synojnë të sjellin si produkt një eksperiencë unike, nëpërmjet realizimit të një poli retro hotelier, me disa godina që ofrojnë akomodim e rekreacion të formave të ndryshme me trajtim të interierit në stil komunist.

Referuar dokumentit, për këtë qëllim.synohet të përdoren të gjitha potencialet e aseteve fizike që e bëjnë tërheqës dhe konkurrues këtë pol zhvillimi retro, në funksion në shërbim të turizmit, produkteve bujqësore dhe blegtorale dhe atyre të traditës industriale me produkte të kromit, bakrit etj.

Bulqizë, komunizmi kthehet si atraksion turistik - FSHZH financon 271 Bulqizë, komunizmi kthehet si atraksion turistik - FSHZH financon 271

 

Shqipëria 7 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 82.6 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë duke rikuperuar pikë nga java e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat