Shqipëria Postuar më 23 Mars 2025, 16:15

Bulevardi i Ri i Palmave dhe Agrumeve - Kryeministri inspekton punimet në Vlorë. Më shumë aksesibilitet për këmbësorët

Nga Ledina Elezi

Bulevardi i Ri i Palmave dhe Agrumeve - Kryeministri inspekton punimet në

Gjatë vizitës së tij në Vlorë ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka ndjekur gjithashtu edhe punën që po bëhet në kantierin e Bulevardit të Ri të Palmave dhe Agrumeve në Vlorë, i cili nga një aks i vjetër dhe pa hapësira publike, do të kthehet përveçse në një rrugë të re kalimi për makinat, edhe në një aks me dy pedonale, me korsi biçikletash e fusha sportive, ku vlera e pronës do të marrë një rritje të ndjeshme e bizneset përgjatë këtij segmenti një hov të ri.

"Do të jetë rrugë edhe rrugë kalimi, por edhe rrugë pedonale këmbësorësh, duke qenë se është zgjeruar. Logjika e kësaj është si ajo e Bulevardit të Vlorës, duke i dhënë më shumë aksesibilitet këmbësorëve. Kjo ka qenë komplet një zonë e degraduar, ndërkohë që ishte një nga hyrjet kryesore të Vlorës. Projekti synon rehabilitimin 3D. Projekti parashikon edhe fusha sporti, të cilat do të jenë në shërbim të komunitetit dhe shkollës", u shpreh drejtuesi i punimeve.

Projekti ka për qëllim zhvillimin e integruar ekonomik dhe turistik të zonës në afërsi të qendrës historike dhe Sahatit, duke siguruar lidhjen me Bulevardin "Ismail Qemali", ku më parë janë bërë investime nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Gjithashtu, në Bulevard do të ketë edhe zona rekreative, të cilat janë konceptuar mbi idenë e krijimit të një kopshti me disa lloje gjelbërimi.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......