Shqipëria Postuar më 21 Dhjetor 2024, 11:09

Bujtinat, biznes fitimprurës i momentit - Për festat e fundvitit, turistët preferojnë Korçën

Nga Hamit Yzeiraj

Bujtinat, biznes fitimprurës i momentit - Për festat e fundvitit,

Nëse ka një biznes që po lulëzon vitet e fundit, është padyshim ai i bujtinave. Sipas shifrave të Institutit të Statistikave, gjatë muajit tetor numri i net-qëndrimeve në bujtina, të cilat konsiderohen si akomodime me afat të shkurtër, është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Italianët, gjermanët dhe francezët kryesojnë listën e vizitorëve të huaj që zgjedhin bujtinat si vendqëndrim.

Gjatë 10 muajve të parë të vitit, akomodimi në bujtina ka shënuar rritje të ndjeshme, duke tejkaluar raportin e rritjes së hoteleve dhe strukturave të tjera të ngjashme. Ky trend, ka nxitur shumë sipërmarrje vendase dhe të huaja të investojnë në ndërtimin e bujtinave të reja, duke e parë këtë si një mundësi fitimprurëse.

Me afrimin e festave të fundvitit, shumë turistë të huaj, por edhe vendas, drejtohen drejt zonave turistike si Korça, e cila njihet për atmosferën festive, traditat dhe mikpritjen e saj. Bujtinat, janë zgjedhja kryesore për ta kaluar festat, pasi ofrohet kombinimin ideal mes komoditetit dhe traditës.

Sipas platformës Booking, në ditët e fundit të vitit, çmimet për një natë qëndrimi në bujtina variojnë nga 4,000 deri në 13,000 lekë, kjo në varësi të vendndodhjes, shërbimeve dhe standardit të akomodimit. Ky interes i shtuar për bujtinat, jo vetëm që ndihmon ekonominë lokale, por edhe forcon pozitën e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat