Shqipëria Postuar më 31 Korrik 2025, 12:38

Bujqësia, e matur për herë të fundit në 2012! - Një bazë që sot nuk mjafton për sfidat e reja rurale

Nga Diamila Leka

Bujqësia, e matur për herë të fundit në 2012! -

Censi i Bujqësisë i realizuar në vitin 2012, ishte i fundit i realizuar në Shqipëri për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë. Pjesa dërrmuese e këtij regjistri u ndërtua nga sektori familjar.

Duke u mbështetur në të dhënat e Censusit të Popullsisë dhe Banesave të vitit 2011, u identifikuan rreth 327 mijë njësi që deklaruan aktivitet bujqësor apo blegtoral. Pas një procesi pastrimi dhe përpunimi, lista përfundimtare për intervistim në sektorin familjar arriti në 344,647 njësi, të cilat përbënin 99% të totalit të njësive bujqësore në vend.

Për sektorin jo-familjar, që përfshinte fermat e mëdha dhe ndërmarrjet bujqësore, u përdor Regjistri i Bizneseve nga INSTAT dhe të dhëna nga Ministria e Bujqësisë. U identifikuan mbi 750 ndërmarrje me NIPT, rreth 3,200 ferma të mëdha pa NIPT, si dhe subjekte të tjera si institucione publike e fetare që zotëronin ose përdornin tokë bujqësore. Në total, u përgatit një regjistër me 348,737 njësi ekonomike bujqësore Ky cens i vitit 2012 solli për herë të parë një panoramë të detajuar mbi bujqësinë shqiptare dhe u përdor për planifikimin e politikave kombëtare në vite. Por prej atëherë, realiteti në terren ka ndryshuar ndjeshëm.

Sot, një cens i ri është i domosdoshëm për të kuptuar strukturën aktuale të bujqësisë, për të përditësuar të dhënat mbi përdorimin e tokës, aktivitetet blegtorale, dhe sfidat që përballen fermerët në kushte të reja ekonomike dhe klimatike. Vetëm mbi bazën e një pasqyre të saktë mund të ndërtohen politika të drejta zhvillimi rural dhe mbështetje efektive për sektorin që ende mban një pjesë të madhe të ekonomisë shqiptare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat