‘Bujqësia 2030’/ Denaj: Tre instrumente financimi për fermerët, agropërpunuesit dhe agroturizmin!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi se fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit në fushën e agroturizmit kanë tashmë akses më të lehtë në financim përmes tre instrumenteve të reja mbështetëse: Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Kredia e Butë, dhe Garancia Sovrane.
Sipas Denaj këto instrumente, pjesë e vizionit strategjik “Bujqësia 2030”, synojnë forcimin, modernizimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit bujqësor në Shqipëri.
“Këto instrumente konkrete financimi kthejnë idetë e investimit në projekte të realizueshme. Përmes një kombinimi të favorshëm të grantit, kredisë me interes të ulët dhe garancisë për kolateralin, ne i japim fund barrierave financiare që kanë penguar për vite me radhë investimet në bujqësi dhe agroturizëm”, tha ajo.
Tre instrumentet kryesore për financim janë: granti deri në 50% përmes Skemës Kombëtare të Investimeve 2025; kredi e butë me interes vetëm 2% dhe Garancia Sovrane që mbulon 70% të kolateralit të kërkuar nga bankat.
Ky model i integruar financimi synon të sigurojë mbulim të plotë të investimeve, duke e bërë më të lehtë për fermerët dhe sipërmarrësit të zhvillojnë aktivitetin e tyre, të rrisin prodhimin dhe të hyjnë në tregje të reja.
Ministrja theksoi se aplikimet për këto instrumente do të hapen në fund të muajit shtator, ndërsa do të shoqërohen me sesione informuese në të gjitha qarqet e vendit.

Trump, thirrje BE-së - I kërkon bllokut të vendosë tarifa 100% ndaj Kinës dhe Indisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të vendosë tarifa deri në 100% ndaj Kinës dhe Indisë për shkak të blerjeve......

“Kosova në kufi të varfërisë energjetike” - Për shkak të rritjes së çmimit. Studimi i INDEP: Rikthim pas në vitin 2007
“Kosova është në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të shtrenjtimit të rrymës”, vlerësoi një studim i fundit i Institutit për Politika Zhvillimore......

Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Paundi. Franga humbet pikë!
Dollari amerikan ka rikuperuar disi këtë mëngjes duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë......

Greqia, “kritike” për planin energjetik të SHBA-së - Në fokus, eksportet e gazit amerikan dhe ndërtimi i anijeve
Vizita e Sekretarit të Brendshëm të Shteteve të Bashkuara, Doug Burgum, në Greqi, në cilësinë e tij si kryetar i Këshillit të Dominancës Energjetike të......

Volkswagen, 1 miliard euro për IA - Kompania synon të rrisë efikasitetin e të përshpejtojë zhvillimin e makinave
Volkswagen do të investojë deri në 1 miliard euro për inteligjencën artificiale deri në vitin 2030, duke integruar këtë teknologji në çdo sektor të......

Transporti detar nga Durrësi, në 7 muaj hynë dhe dolën 350 mijë udhëtarë
Porti i Durrësit shënon një rritje tjetër në shifrat e transportit të udhëtarëve. Sipas një njoftimi në rrjetet sociale të Autoritetit Portual të Durrësit......

Tiranë, Këshilli Bashkiak shton edhe 78 kredi të buta për strehim
Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e tij të fundit miratoi shtimi i numrit të familjeve që përfitojnë nga programi i subvencionimit të interesave të......

‘Lidershipi’ i Henry Kissinger vjen në shqip, Kryeministri Rama autor i parathënies
I pranishëm në prezantimin e librit të Henry Kissinger në Tiranë, ishte i pranishëm edhe ish-Kryeministri italian dhe ish-ministri i Jashtëm Massimo......